E Shtunë, 31 Tetor 2026

Internacionalja socialiste: Në Tiranë u cënua legjitimiteti i votës

TIRANE- Këshilli i Internacionales Socialiste me një rezolutë të përbashkët shpreh shqetësimin për situatën politike poszgjedhore që po kalon vendi ynë. Në rezolute thuhet se „vendimet e KQZ janë të pabazuara në Kodin Zgjedhor dhe se kandidati socialist, Edi Rama fitoi përballë Lulzim Bashës“.

Internacionalja konstaton se në Shqipëri është cënuar legjitimiteti i votës dhe se përmbysja e rezultatit të zgjedhjeve është jashtëzakonisht shqetësuese.

Sipas socialistëve europiane dhe Kolegji Zgjedhor ka afirmuar pavendomërinë për të vendosur drejtësi. Pas zgjedhjeve citohet në rezolutë situata në Shqipëri është e tensionuar dhe e paqëndrueshme.“Një demokraci funksionale mund të jetë e tillë vetëm nëse ralizohen zgjedhje të drejta dhe të lira“ përfundon rezoluta e Internacionales Socialiste për Shqipërinë.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›