Fonde per Palestinen Fajad Shtetit tone iu dha certifikata

Kryeministri palestinez, Salam Fajad tha se shtetit palestinez i është dhënë çertifikata e lindjes, pas takimit që pati me përfaqësues perëndimorë. Ai ndodhet në Bruksel për të diskutuar kërkesën e investimit të 5 miliardë dollarëve për shtetin palestinez.
Plani tre vjeçar i zhvillimit të Autoritetit Palestinez që publikohet nga agjencia Rojters parashikon ndarjen e investimit në tre pjesë. Fajad ka takuar për këtë qëllim përfaqësuesin e Kuartetit për Lindjen e Mesme, Toni Bler si dhe për përfaqësuesen e lartë për politikën e Jashtme të BE-së, Kethrin Eshton.
Plani do të paraqitet zyrtarisht përpara donatorëve në një konferencë gjatë muajit qershor. Liderët palestinezë planifikojnë t’i kërkojnë edhe Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në shtator, të njohë shtetin palestinez në të gjitha territoret e pushtuara nga Izraeli.