E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, policia parandalon një vrasje, arreston 56-vjeçarin

Policia e Sarandës ka parandaluar një vrasje. Ngjarja ka ndodhur në qytezën e Ksamilit, kur shtetasi Ëngjëll Malko ka qëlluar me armë zjarri ndaj Arjan Kamberit. Të shtënat kanë ndodhur në afërsi të një banese pranë varrezave të Ksamilit.
 

Sipas burimeve, autor i ngjarjes është shtetasi Ëngjëll Malko, 56-vjeç, i cili ka goditur me një armë zjarri tip "Kallashnikov" në drejtim të shtetasit Arjan Kamberi dhe banesës së tij. Policia informon se Kamberi është kunati i autorit dhe grindja ka nisur për motive të dobëta familjare.
 

Pas mbërritjes së policisë, autori është ngujuar në banesë. Në këtë situatë janë njoftuar forcat speciale RENEA, të cilat pasi janë nisur, janë rikthyer sërish në bazë, teksa inspektori i zonës së Ksamilit, pas rreth një orë negociatash, ka arritur të bindë Ëngjëll Malkon, të vetëdorëzohet. Nga ngjarja nuk raportohen të lënduar, ndërkohë që autori po i nështrohet procesit hetimor, ku si provë materiale janë sekuestruar disa gëzhoja si dhe arma e krimit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›