Kushtetuta per presidentin ja nenet per raundet e votimit

Cili është neni i kushtetutës që parashikon zgjedhjen e presidentit? Është neni 87 i ligjit themeltar të shtetit, i ndryshuar pas ndërhyrjeve të vitit 2008 që parashikon zgjedhjen e presidentit. Në pikën 3 të këtij neni thuhet:
“Presidenti zgjidhet në votimin e parë, të dytë ose të tretë kur një kandidat merr jo më pak se tri të pestat e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Në votimin e katërt dhe të pestë zgjidhet President, kandidati që siguron më shumë se gjysmën e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit”.
Më tej, në pikën 4 parashikohet rasti kur ka më shumë se dy kandidatë në garë. Ndërsa në pikën 5 parashikohet rasti nëse asnjë kandidat deri në raundin e 5 të votimit nuk arrin të marrë as shumicën e thjeshtë të votash, në këtë rast kuvendi shpërndahet dhe kalohet në zgjedhje të parakohshme.
Ky moment vlerësohet politikisht si i pamundur nga juristët, pasi mazhoranca aktuale i ka 71 vota për të zgjedhur kreun e shtetit në raundin e pestë, por nuk ka 84 vota që kërkohen në 3 raundet e para. Nëse opozita nuk merr pjesë në tre seancat e para të zgjedhjes së presidentit, raundet quhen të paezauruara dhe ndërhyrja për interpretim të gjykatës kushtetuese mbetet zgjidhja e vetme.
Rovena Moçka