Rinis puna në doganën e Kapshticës

Pas bllokimit të lëvizjes në pikën kufitare të Kapshticës për afro një orë, ka rinisur puna. Pala greke po punon me regjistra, si pasojë e një defekti në sistemin kompjuterik.
Autoritetet doganore të palës greke nuk kanë punuar për rreth një orë, si pasojë e defektit kompjuterik, por më pas është arritur marrëveshja mes autoriteteve doganore, që të mos bllokohet puna në pikën kufitare të Kapshticës. Kalimi i emigrantëve po bëhet i mundur, pavarësisht se punohet me ritme të ngadalta.
Emigrantët duhet të presin disa minuta për shkak të vonesës që vjen si pasojë e funksionimit të palës greke me regjistra, ndërkohë që nga pala shqiptare nuk ka asnjë pengesë. Mendohet se rreth orës 14:00 të zgjidhet problemi i sistemit kompjuterik të palës greke.
Ndërkohë, ditën e sotme një problem i tillë është hasur edhe në pikën doganore të Kakavijës, por defekti është rregulluar dhe procedurat e kontrollit të dokumentave po vijon normalisht.