Fondet e Komunitetit Evropian, tenderat në shtator
11/08/2010 1 milion e 200 mijë euro për rrugën “Egnatia” dhe mozaikun e Bazilikës
Mozaiku i Elbasanit dhe varri ilir i zbuluar së fundi do të jenë dy pika të forta për turizmin në kalanë e Elbasanit. Janë 1 milion e 200 mijë euro që do të harxhohen për rivitalizimin e rrugës “Egnatia” përgjatë kalasë së Elbasanit dhe për mbulimin me xham të mozaikut. Ndërkohë në Elbasan ekzistojnë edhe shumë projekte për një muze me zbulime arkeologjike dhe për një galeri artesh në dy kullat anësore të kalasë. Investimet e Komunitetit Evropian do të menaxhohen nëpërmjet konsulencës së Institutit të Monumenteve të Kulturës. Sipas Apollon Baçes, tenderat do të fillojnë në shtator. Fillimisht do të startojë projekti me 200 mijë euro për mbulimin me xham të mozaikut, që do të jetë thjeshtësisht i vizitueshëm dhe i dukshëm. Megjithatë, pritet që ky fond të mos përfshirë të gjithë zbulimin e mozaikut të bazilikës dhe vetë objektit të shekullit VI, që do të bëhet shkallë-shkallë si dhe mbulimi i saj. Ndërkohë pjesa tjetër e parave do të përdoret për shtrimin me gurë, ndriçimin dhe riparimin e rrugës së vjetër të quajtur “Kristoforidhi”, që do t’i afrohet imazhit të rrugës “Egnatia”, që ka kaluar pikërisht përgjatë kësaj rruge. Ndërkohë parashikohet i pari muze arkeologjik, duke shfrytëzuar një nga kullat e kalasë. Pritet që kulla të ringrihet në brendësinë e saj me tri kate, siç ka qenë shumë shekuj më parë dhe aty të ekspozohen objektet e zbuluara ndër vite. Mësohet se në këtë muze do të ekspozohen edhe dy relievet e mrekullueshme të zbuluara në kullën anësore të quajtur “Kulla e Zindanit” gjatë gërmimeve për ndërtimin e një objekti brenda kalasë. Relievet me figurat e një burri dhe një gruaje me mbishkrime dy emra ilirë Brigus (figura e burrit) dhe Tata (figura e gruas), që mendohet se i përkasin shekullit të parë të erës sonë. Veshjen e gruas Neritan Ceka e cilëson me tipare ilire dhe të dy figurat tregojnë një nivel të lartë zhvillimi qytetar për vetë punimin e tyre. Ato cilësohen me mjaft vlera, por mendohet të jenë sjellë në një pjesë të kalasë, pasi Mansio apo Vigus mendohet se janë zhvilluan në një tjetër vend. Madje, dyshohet se brenda në kala ka edhe një amfiteatër të vjetër, për të cilin duhen bërë testime dhe gërmime. Kështu, Elbasani ka marrë tërësisht vëmendjen, duke u kthyer në një qendër të ardhshme arkeologjike dhe një vlerë për turizmin historik. Një tjetër nismë që pritet të sjellë më shumë mundësi dhe një shfrytëzim të kësaj pasurie janë investimet private. Një investitor ka kërkuar kthimin në galeri artistike të një prej kullave, ndërsa një tjetër ka kërkuar krijimin e një ambienti argëtues duke shfrytëzuar gjurmët e kullës tjetër të kalasë në anën lindore të saj përgjatë rrugës “Egnatia”.