Fondi Monetar Ndërkombëtar, hetime për drejtorin e tij
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka nisur
hetimet ndaj kreut të tij francezit,
Strauss-Kahn. Hetimet janë ndërmarrë në
lidhje me dyshimin dhe akuzat në emër të
titullarit për abuzime të mundshme të postit
në lidhje me një vartës të tij. Sipas burimeve
të Fondit Monetar, hetimi është
kërkuar dhe nxitur për t‘u ndërmarrë nga
anëtari i vjetër i bordit qeverisës, egjiptiani
Shakour Shaalan. Ndërkohë, për të dhënë
përgjigje në lidhje me këto hetime, kreu i
Fondit Monetar përmes një deklarate bën të
ditur se do të jetë shumë bashkëpunues me
hetuesit, porse akuzat ndaj tij janë të pabaza
dhe aspak të sakta dhe se ai nuk ka abuzuar
asnjëherë me pushtetin. Ky hetim vjen
në një moment shumë të vështirë për financat
botërore të tronditura dhe të çorientuara
nga krizat e kredive dhe frika e një recesioni
botëror. Hetimi duhet të qartësojë ekzistencën
ose jo të një marrëdhënie të mundshme
të Strauss-Kahn me Piroska Nagy, e
cila deri pak kohë më parë ka qenë zyrtare e
Fondit. Mendohet se për shkak të miqësisë
që ajo kishte me shefin e madh, ka marrë një
paketë kompensimi më të madhe nga sa
duhej kur u largua nga vendi i punës, në
muajin gusht.