Powell mund të mbështesë Barak Obamën
I zhdukur prej shumë kohësh nga skena e
politikës aktive, ish- sekretari amerikan i
Shtetit, mund të rikthehet, por këtë herë për
të bërë një thirrje të çuditshme. Nga shumë
burime është bërë e ditur se ai është i gatshëm
që të mbështesë fushatën e kandidatit
republikan për presidencën amerikane, Barak
Obama. Këtë gjest, ai pritet ta bëjë gjatë
një interviste televizive që do ta japë sot. Kjo
do të ishte për kandidatin republikan,
MekKein dhe stafin tij një goditje shumë e
rëndë. Veçanërisht e rëndë do të ishte për
MekKein personalisht pasi të dy kanë qenë
miq që prej 25 vitesh. Gjenerali Powell, i cili
vetë e ka konsideruar kohë më parë një kandidim
të mundshëm për në Shtëpinë e
Bardhë për t‘u bërë Presidenti i parë me
ngjyrë i vendit është një person me shumë
integritet dhe kompetencë në çështjet e sigurisë
kombëtare, një ndër pikat e dobëta të
programit të kandidatit demokrat dhe
mbështetja e tij do t‘ia rriste edhe më shumë
pikët Obamës. Powell që kur u largua nga
posti i sekretarit të Shtetit, në vitin 2005, ka
mbajtur një qëndrim të distancuar nga politika
e Presidentit Bush dhe gjithë administratës
amerikane jo vetëm në fushën ushtarake,
por edhe atë ekonomike.