E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fondi i qeverisë, 7 500 000 lekë për zgjedhjet e pjesshme



Qeveria miratoi dje një fond prej 7 500 000 (shtatë milionë e pesëqind mijë) lekësh nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për financimin e zgjedhjeve të pjesshme për pushtetin vendor, që do të zhvillohen më 15 nëntor 2009, i cili të përdoret: 3 417 000 (tre milionë e katërqind e shtatëmbëdhjetë mijë) lekë për paga e sigurime shoqërore e shëndetësore. 4 083 000 (katër milionë e tetëdhjetë e tre mijë) lekë për mallra e shërbime. Ky fond të përballohet nga buxheti i vitit 2009, miratuar për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ngarkohen ministri i Financave dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zbatimin e këtij vendimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›