Fondi i zhvillimit rajonal dhe bojkoti i lokalëve
Ylli Asllani*
Të menaxhosh me qetësi humbjen sot, do të thotë të ringrihesh më lehtë nesër Me sa duket, lidershipit të majtë jo vetëm nuk i shkon aspak ndërmend të ulë tensionin e të kërkojë zgjidhje racionale, por prej disa kohësh ka lënë mënjanë teknikat bashkëkohore dhe ka rrëmbyer sëpatën e druve për të rregulluar çdo gjë që i del përpara. Më e keqja, thonë, është se edhe atë nuk di ta përdorë si duhet. Megjithatë le të besojmë se nuk ka gjë që nuk arrihet. Duhet vetëm pak qetësi, një truk i ri dhe e nerva të ftohta. Beteja e ardhshme për Tiranën do të ishte rasti më i mirë për Ramën të provonte dhe njëherë “metodën dhe veglat e tij” e të merrte kështu revanshin, duke rikthyer me “elegancë” entuziazmin në kampin socialist. Me ketë meditim i kthehemi realitetit dhe vërejmë se rrjedha e ngjarjeve të fundit, po të vazhdojë me këtë ritëm, nuk lë asnjë shteg për të supozuar shpresë afatgjatë tek kampi opozitar.
Zhvillimet tregojnë se lidershipi i majtë kërkon të përfshijë në vorbullën e dështimit personal, jo vetëm deputetet, por edhe një pjesë të drejtuesve vendorë, duke tentuar ta kalojë krejt vendin në amulli nëpërmjet një metode të padëgjuar më parë atë të “bojkotit të punëdhënësve”. Midis dilemës së mandatit të zgjedhësve dhe presionit të kryetarit për përjashtim nga partia, disa vendorë ashtu si dhe një pjesë e deputeteve të PS po tregojnë se janë të papërgatitur psikologjikisht për të përballuar situata që rrjedhin nga inkoshienca e liderit. Defekt ky i tyre, të cilin ja njeh dhe vetë “mjeshtri madh” që nga ana e vet, ka provuar se di ti shndërrojë në favor të tij simptomat e panikut që u shkakton bashkëpunëtorëve. Nga ana tjetër, taksapaguesit e thjeshtë, të shtangur nga ky stil i ri “demokratik” bojkoti, ndjejnë se po humbasin jo vetëm normalitetin e jetës së ëndërruar postzgjedhore por, po kanosen së fundmi edhe nga të zgjedhurit e tyre me mungesën e shërbimeve, të cilat si qytetarë të vetëdijshëm i meritojnë, (pa përmendur këtu arsyen ligjore se për këto shërbime ata paguajnë çdo ditë detyrimet e tyre). Në këtë situatë, qeveria nuk ka arsye, madje e ka për detyrë të mos impresionohet nga varianti që ofrojnë gjysmë-skifterët pranë kullës së sahatit. Ajo siguron publikun se i ka të gjitha mjetet alternative për të mbuluar të gjitha shërbimet ndaj tij në çdo rast kontraversi apo të shpërdorimit të detyrës nga disa të zgjedhur të majtë.
Gjithashtu, ajo garanton të gjitha kushtet për protesta demokratike të kujtdo qoftë, sikurse ka paralelisht disponimin për të ofruar një tryezë dialogu me partnerët e saj vendorë, në të mirë të qytetarëve të saj, në vazhdën e logjikës së bashkëpunimit. Pra, me një fjalë është koha për punë.
Sjelljes së opozitës qeveria po i përgjigjet me një vizion të qartë integrues. Ajo e gjykon të dobishëm progresin vendor si për qytetarët ashtu dhe për demokracinë.
Qeveria, e cila e sheh të ardhmen e afërt në BE, është ndërgjegjshme se një nga parimet kryesore të miratuara në programimin e fondeve të BE është Parimi i Partneritetit, prandaj nëpërmjet veprimit politik, ajo po ofron konsultime domethënëse me pjesëmarrësit e nivelit kombëtar, të qarkut, bashkisë, komunitetit të biznesit dhe shoqërisë civile rreth investimeve në çdo skaj të vendit. Fondi për Zhvillimin Rajonal është instrumenti që plotëson më së miri këtë normë të Bashkimit Evropian që është dhe një aspiratë e pjesës dërrmuese të qytetarëve. Por a jemi të përgatitur për këtë operacion që përfshin gjithsesi edhe të zgjedhurit vendore të presuar politikisht për bojkot?
Duke ju rikthyer konkurrencës së modeleve, ballafaqimit të ideve, fakteve dhe normave demokratike dhe rezultatit që ato sjellin, dilemës së disa vendorëve dhe pozicionit të gjithsecilit do të shtoja se: Të jesh një xhiro para dhe në të njëjtën pikë nuk presupozon se je në të njëjtën nivel me atë që ke lënë pas. Aq më shumë nuk duhet të habitesh nga sjelljet e të humburit dhe të stoposh në garë për aq kohë sa rivali të gjejë mënyrën me efikase për të të penguar. Ky gjest, në një lojë të hapur e demokratike nuk quhet solidaritet as partneritet por thjesht stanjacion i panevojshëm për krejt shoqërinë.
Defekte të tilla sjellin gjithmonë procese të dështuara për të gjithë, për normat dhe rregullat e sjelljes politike, për pjesëmarrësit, si dhe për përfituesin e vërtetë, që në këtë rast është komuniteti dhe integrimi i tij evropian. Prandaj në këto çaste çekuilibri për opozitën dhe në tentativën e saj për të paralizuar qeverisjen vendore, qeveria ofron një mundësi tepër të avancuar të menaxhimit për të zgjedhurit lokal, sikurse është Fondi për Zhvillimin Rajonal. I lançuar prej Kryeministrit Berisha kohë më parë, kjo ide e cila tash ka marrë formë vendimore është mirëpritur gjerësisht nga ekspertët e decentralizimit. Natyrisht, për të qenë realist ekziston ende kurioziteti për të ditur diçka më shumë rreth këtij projekti të ri dhe prandaj lind pyetja: Çfarë presupozon në vetvete ky Fond?
Fondi i Zhvillimit Rajonal është një platformë partneriteti e shoqëruar nga një paketë e plotë financiare, të cilën qeveria shqiptare e ka vendosur në dispozicion të njësive vendore dhe grupeve të interesit, duke harmonizuar strategjitë dhe prioritetet e zhvillimit vendor me strategjinë për zhvillim dhe integrim kombëtar, sipas modeleve të aplikuara në vendet e Bashkimit Evropian.
Synimi i kësaj politike të avancuar tenton njëkohësisht përsosjen e vazhdueshme të politikave qendrore si dhe reflektimin e vetë qeverisjes vendore ndaj kërkesave për infrastrukturën vendore, për sistemet e ujit të pijshëm e kanalizimet, objektet arsimore, shëndetësore, sportive e kulturore, veprat vaditëse dhe ndihmën sociale etj. Pra, me të gjithë spektrin e plotësimit të kërkesës së qytetarëve me shërbime. Gjithashtu, ajo do të ofrojë fonde në investimet me interes të përbashkët në projektet ndër-komunale, ndër-rajonale, ndër-kufitare, si dhe në ato me donatorë të tjerë ndërkombëtarë. Çelja e Fondit të Zhvillimit të Rajoneve vjen pra si rezultat i identifikimit të nevojës për një ritëm më të lartë, më të ekuilibruar, më bashkëkohorë dhe më të qëndrueshëm të zhvillimit social-ekonomik në rajonet e Shqipërisë, në përgjithësi, dhe zonat malore dhe periferike në veçanti. Fondi për Zhvillimin Rajonal është jo vetëm një mundësi ekonomike për nxitjen e zhvillimit, por edhe një forum ku mund të realizohet bashkëpunimi i qeverisë me njësitë vendore. Duke qenë në thelb një platformë partneriteti e bashkëpunimi midis gjithë palëve, edhe aktorët që e mbartin dhe e ekzekutojnë atë janë pjesë e një tryeze të përbashkët pune. Pra, nga njëra anë komunitetet vendore me përfaqësuesit e tyre dhe strategjitë përkatëse të zhvillimit dhe nga ana tjetër përfaqësuesit e politikës qendrore me strategjinë kombëtare për vitalizimin e jetës ekonomiko-shoqërore të vendit. Njësitë dhe të zgjedhurit e Qeverisjes Vendore mbi bazën e prioriteteve të tyre lokale dhe debatit në këshillat vendorë, përgatisin paketën e projekteve me kërkesat e tyre, plotësojnë formularin e aplikimit dhe së bashku me homologët e tjerë të qarkut bashkëpunojnë për projekte të përbashkëta dhe konkurrojnë në Këshillin e Partneritet të Qarkut për një vend sa më të mirë në listën që qarku i paraqet Komitetit të Partneritetit Kombëtar të zhvillimit rajonal.
Ky i fundit me përbërje të gërshetuar nga dikasteret qendrore dhe shoqatat e bashkive, komunave dhe qarqeve pasi i harmonizon me standardet dhe politikat kombëtare sektoriale ia rikthen njësive vendore për të kryer vetë prokurimin e fondeve në dispozicion. Njësitë e qeverisjes vendore janë në këtë mënyrë propozues dhe përfitues të këtij fondi në bazë të një vendimmarrje të përbashkët me të gjithë faktorët që synojnë zhvillimin e komuniteteve të tyre mbështetur në një konkurrencë të hapur, transparente dhe gjithëpërfshirëse. Fondi për Zhvillimin Rajonal, si shprehës i interesave emancipuese të shtresave me të përparuara të shoqërisë është tashmë pjesë e ligjit të buxhetit të vitit 2010 dhe sikurse parashtruam më lart, për realizimin e tij kërkohet një përqendrim, përsosje dhe intensitet i lartë i ritmit të punës së të zgjedhurve vendore në këtë prag fundviti. Koha në dispozicion nuk është e mjaftueshme për sorollatje të pavetëdijshme aq më tepër që qytetarët në kërkim të një cilësie jetese më të mirë, kërkojnë gjithmonë e më shumë nga të zgjedhurit, angazhim serioz si dhe koncepte të reja e bashkëkohore, të studiuara dhe afatgjata. Prandaj personalisht jam i bindur se “Qytetarët e Parë” të bashkive të Shqipërisë nuk do ta braktisin anijen që po sjell zhvillim konkret në territoret e tyre dhe nuk do të magjepsen pas thirrjes tunduese dhe zërit vajtues të kryetarit sirenë si në përrallat mitologjike të Homerit. Kështu, jo pa qëllim në krye të këtij opinioni vendosa titullin: “Fondi i Zhvillimi Rajonal antidoti i bojkotit të punëdhënësve të zgjedhur”, i cili në fakt është një kurë për liderin e tyre që përsërit pavetëdije çdo ditë Luigjin XIV duke thënë “Pas meje lë të bëhet kiameti”.
*Këshilltar i Kryeministrit për Pushtetin Vendor dhe Decentralizimin