Kadilli: Deputetët nuk e mbrojnë dot Ramën
Deputeti i PD-së, Fatbardh Kadilli tha dje se deputetët e PS s’mund të mbrojnë veprat e turpshme të Ramës. “Në përpjekje për t’i shpëtuar batakut të mëkateve të jetës së tij, batakut të gjëmave që u ka shkaktuar të afërmve të familjes së tij, Rama ka kërkuar mbrojtjen dhe mbështetjen e deputetëve të tij. Por zëri i mekur i deputeteve socialiste nuk mund të mbulojë të vërtetat e deformimit moral të kryetarit të tyre”, tha Kadilli. Sipas tij “çdo deklarim i sforcuar për gjoja mbështetje, ashtu si dhe gjoja qetësia e Ramës, nuk mund të zhbëjnë të vërtetat perverse: nuk mund të zhbëjnë zhveshjen dhe fotografimin lakuriq të gruas në publik, nuk mund të zhbëjnë dhunën ndaj nënës së vet dhe nënës së djalit elektoral, nuk mund të zhbëjnë hedhjen nga shkallet e ministrisë, apo gjakosjen e grave të radhës”.