LSI: Rama të kërkojë falje
Nënkryetarja e LSI-së, Filloreta Kodra i bëri dje apel kryesocialistit që të kërkojë falje publike. “Kryetari i opozitës, Edi Rama, duhet t’u kërkojë falje publike zonjave, të cilat janë përballur direkt me dhunën e tij”, deklaroi dje në një konferencë për shtyp, Zv/ministrja e Punës dhe Nënkryetarja e LSI-së, Filloreta Kodra. Sipas saj, sot të gjithë shqiptarët janë njohur me faktet e shumta të rënda të bëra publike nga maxhoranca, të cilat përbëjnë një nga faqet e turpit për Edi Ramën, që me heshtjen e tij i ka vërtetuar e pranuar plotësisht ato.