E Shtunë, 31 Tetor 2026

Misioni i OSBE/ODIHR dhe Komisionit te Venecias per reformen zgjedhore ne Shqiperi

Ne Shqiperi nje delegacion i eksperteve te Komisionit te Venecias dhe te OSBE/ODIHR-it nisi sot nje vizite dy ditore ne Tirane per te shkembyer pikepamje me autoritetet e vendit dhe drejtuesit kryesor politik lidhur me reformen zgjedhore. Ekspertet pritet te pergatisin nje vleresim me nderhyrjet e nevojshme ne legjislacionin dhe praktikat zgjedhore ne Shqiperi i cili do tu ofrohet me pas paleve. Opinioni i pergatitur prej tyre eshte parashikuar te miratohet ne seancen e mesit te dhjetorit te ardhshem nga Komisioni i Venecias.

Ne muajin gusht kur polemikat per zgjedhjet vendore te 8 majit dhe vecanerisht mbi garen e Tiranes ishin ende te nxehta sekretari i pergjthshem i Keshillit te Europes i kerkoi Komisionit te Venecias te jepte nje vleresim profesional mbi nderhyrjet e mundshme ne kuadrin ligjor dhe praktikat zgjedhore ne Shqiperi. Kjo ne menyre qe sic shkruante ne letren e tij sekretari i Keshillit te Europes te mund te mos perseritej me ajo cfare kishte ndodhur ne procesin e fundit elektoral.  Nisma e tij u mbeshtet edhe nga Bashkimi Evropian dhe sot ne Tirane nje delegacion i Komisionit te Venecias ku jane perfshire edhe eksperte te ODIHR-it  mberriti ne Tirane ku nisi takimet me autoritetet e vendit dhe drejtues te forcave kryesore politike.

Komisioni i Venecias eshte ketu pasi kemi marre nje detyre nga Sekeretari i Pergjithshem i Keshillit te Europes per te pare se cfare permiresimesh mund te behen ne te ardhmen ne lidhje me reformen zgjedhore ne menyre qe te shmangim krizen politike ne te ardhmen. Detyra jone eshte te bejme rekomandimet mbi te ardhmen dhe jo vleresime per te kaluaren deklaroi  sekretari i Komisionit te Venecias Thomas Markert.

Sipas zotit Markert takimet ne Tirane i paraprijne hartimit te nje opinioni nga ana e tyre i cili do ti ofrohet me pas aktoreve politik shqiptare Ketu jemi se bashku me perfaqesues te Osbe/odihr. Dhe disa prej rekomandimeve te raportit te ODIHR do te perfshihen natyrisht ne opinionin tone te perbashket.Opinioni formal i Komisionit te Venecias do te miratohet ne takimin e ardhshem te ketij komisioni me 16-17 dhjetor tha zoti Markert.

Realizimi i reformes zgjedhore eshte dhe nje nga kushtet e kerkuara nga Bashkimi Evropian i cili e sheh kete dhe si nje mundesi per ti hapur rruge bashkepunimit mes paleve dhe kapercimit te ngercit dhe mosbesimit te thelle politik. Kjo ishte dhe nje nga qellimet e vizites ne Tirane javen e shkuar edhe te drejtorit te pergjithshem te Zgjerimit Stefano Sannino. Duke iu referuar pikerisht kesaj vizite kryeministri Sali Berisha perseriti sot se eshte i gatshem te ulet me opoziten per reformen zgjedhore si dhe per rregulloren e parlamentit. E njejta gatishmeri eshte shprehur edhe nga opozita. Por palet vazhdojne te mos bien dakort per bazen mbi te cilen do te duhet te nisin bisedimet per reformen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›