Footmerkato.net: PSG-OM ose dueli Dorazo-Cana

Si në të gjitha përballjet, takimi i dy kundërshtarëve të përjetshëm Paris Sën Zhermen-Olimpik i Marsejës (ditën e dielë në Paris) ushqen shtypin sportiv francez. Një nga sitet më të mëdha sportive në Francë footmercato.net ka marrë në analizë dy nga lojtarët më tipikë të dy skuadrave: mesfushorin e PSG, Vikash Dorazon dhe mesfushorin shkatërrrues të Olimpikut të Marsejës, Lorik Cana. "Përse këta të dy? Thjesht se paraqet një paradoks interesant, pasi Cana i rritur si futbollist në Paris, tashmë është pjesë thelbësore e efektivit marsejez", shkruan siti francez.
Ja dhe një pjesë e analizës:
LORIK CANA :
I ardhur nga Shqipëria, mesfushori i ri shkatërrues progrsoi ën botën e futbollit falë PSG-së. Ne sezonin e parë ai luajti vetëm 3 ndeshje, për t'u shndruar më pas në një titullar të padiskutueshëm. Rukuperues i shkëlqyer, ai arirn të "peshkojë" gabimet e kundërshtarëve në mesfushë, por edhe të gabojë shumë duke pësuar shumë pezullime. Në një intervistë të tij, ai kishte pohuar se duhet t'i kushtonte vemendje kartonave të tij për të qenë më shpesh i pranishëm në kompeticionet franceze dhe europiane. Shumë i mirë teknikisht, gjitashtu është një pasues i shkëlqyer dhe për me tepër fiziku robust i lejon atij të fitojë shumë duele me kundërshtarët. Cana do të tentojë të bllokojë lojtarët më të mirë ofensivë të PSG si Pauleta, Rothen, Kalou et Frau.
VIKASH DORAZO:
Mosha 32-vjec ( do të mbushë 33, më 10 tetor 2006), ish-lojtar i Milanit, i njohur për veprimet e tij shumë enigmatike. I formuar në Havre, ai bashkohet me Olimpikun e Lionit në vitin 1998. Kampion i Francës me 2003 dhe 2004, por që nuk patur shumë hapësirë në Kombëtaren franceze të futbollit. Prej dy sezonesh në radhët e Paris Sën Zhermenit, ku jo pak herë është fishkëllyer nga tifozët e PSG.
Të dielën në mbremje mbështetësit parizienë presin shumë nga ai.
* * *
Marseja dëshiron ta ruajë vendin e parë dhe portën e saj ende të "virgjër". Paris SG ndodhet 6 pikë larg nga rivali i tij i madh. Kush do të triumfojë Lorik Cana apo Vikash Dorazo, kjo do të mësohet vetëm në orën 22.45, kur të përfundojë ndeshja PSG-OM në kryeqytetin francez.
Pwrgatiti: Dash Frasheri