Gjyqtari Elizondo: “Zidan e meritonte të kuqen”

Gjyqtari argjentinas Horacio Elizondo nuk ka asnjë dyshim: "Zidan e meritonte përjashtimin nga finalja". Elizondo e pohoi këtë gjatë një interviste për një radio të Kilit. "Kapiteni i Francës e meritonte të dilte me të kuqe nga finalja Francë-Itali. E meritonte atë ndëshkim>", shton ai duke pohuar sa pa ndihmën e vijërojtësit nuk mund ta merrte atë vendim. "Pasi mbarova konsultimet me të, morra vendimin për ta përjashtuar", tha ai për radion kiliane "Radio W".
Zidan goditi me kokë në gjoks mbrojtësin e Italisë, Marko Materaci, në ndeshjen e fundit të karrierës së tij të gjatë ndërkombëtare. Zidan u pezullua nga FIFA për 3 ndeshje, ndërsa Materaci me dy të tilla.