L'Equipe”: “Francezët me Italinë si kampionë bote”

"Si kampionë", ky ishte titulli i faqes së parë të gazetës më të madhe sportive franceze "L'Equipe" në lidhje me takimin midis Francës dhe Italisë të fituar 3-1 nga "blutë". "Fituese me Italinë, kampionen e botës, të mërkurën në mbremje "Bleus" impresionuan edhe një herë", shkruan e përditshmja sportive që kujton se pas dy takimeve skuadra franceze është së bashku me Skocinë në krye të grupit B në kualifikueset e Europianit.