Reuters: Mutu ndihmon Rumaninë në fitoren 2-0 ndaj Shqipërisë

Shtypi botëror dhe agjensitë më të mëdha të lajmeve vazhdojnë ta konsiderojnë fitoren e Rumanisë si dhuratë të bërë nga Shqipëira,. Agjensia prestigjioze Reuters në komentin e saj shkruan: "Rumania shënoi dy gola të vonshëm për të mposhtur Shqipërinë 2-0 në kualifikueset e Grupit G për Euro 2008.
Ndeshje dukej se do të mbyllej me një barazim kur gabimi i Bekim Kastratit i dha mundësinë sulmuesit rumun Nikolae Dika shansin për të shënuar për ekipin e tij në minutën e 65-të. Adrian Mutu përjetoi gjatë ndeshjes disa momente të mira, ndërkohë që Shqipëria u përpoq të gjente motivimin që i lejoji asaj përmbysjen e rezultatatit me dy golat e shënuar kundër Bejllorusisë të shtunën e kaluar. Rumania e bëri të sigurt fitoren pasi mbrojtësi shqiptar Debatik Curri shtyi Florentin Petre nga pas në minutën e 75-të, ndërsa Mutu e shndërroi në gol gjuajtjen e penallitsë"