Teser: “Skela në fushë kundër Bobo Vierit”

"Skela në fushë? Përse jo". Atilio Teser nis javën e punës në kuadër të përgatitjeve për javën e parë të kampionatit italian, me idenë e hedhjes në fushë të lojtarit shqiptar që ende nuk është njohur mirë me shokët e rinj të skuadrës. "E dimë që Atalanta ka një skuadër të mirë dhe që ka marrë lojtarë të mirë si Vieri, Abeijon, Ferreira Pinto, Carrozzieri. Do të gjejmë një fushë të "ndezur", por do të luajmë njëmbëdhjetë kundër njëmbëdhjetë".
Ja dhe një pjesë e intervistës së botuar sot në corriereadriatico.it
- Hipotezat për sulmin e Askolit? Është e drejtë ajo që kërkesa e atyre që dëshirojnë Pekian ose Finin pas sulmuesit të vetëm?
- Mund të ishte edhe Paoluci edhe pse Mikele është një sulmuese i parë ashtu si edhe Sasa. Më duhet të njoh edhe Skelën. Një mendim për të? Nëse djaloshi do të jetë mirë, nisur edhe nga fakti se ka luatur për kombëtaren e tij dhe mund ta përballojë ndeshjen, përse mos ta fus. Është normale që, duke ardhur vetëm një ditë e gjysëm para ndeshjes së parë të kampionatit, duhet të mendohem pak përpara se ta hedh në fushë. Fillimisht dua të flas, pastaj të shoh karakteristikat. Një gjë është e sigurt: do ta ndërtojmë lojën e skuadrë në funksion të kundërshtarit.
Gledi Shabani