E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veber: “Shumi e ka marrë tashmë vendimin e tij”

Vili Veber, manaxheri i pilotit të Ferrarit, Mikael Shumaker, pranon: "Shumi e ka marrë tashmë vendimin e tij". Shtatë herë kampioni i botës në Formula Një do ta bëjë publike atë menjëherë pas përfundimit të Cmimit të Madh të Italisë në Monza. Për agjensinë gjermane Dpa, Veber saktësoi: "Kërkoj durimin dhe mirëkuptimin e të gjithëve, prisni deri të dielën pasdite". E përditshmja gjermane "Bild" është shprehur e sigurt se në Monza, Shumi do të lajmërojë dorëheqjen e tij. "Është një vendim i vështirë", pranoi Veber.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›