E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forca e OSSH-se dhe qytetari i pambrojtur

Ditet e fundit ne media u dha lajmi per sekuestrimin e pasurise se nje qytetari i cili nuk kishte paguar energjine elektrike. Permbaruesit ne funksion te detyres zbatuan ligjin duke treguar keshtu se tashme ka ardhur koha e veprimit te menjehershem. Ky aksion dha sinjalin e pare te nje qendrimi te ashper ndaj debitoreve qofshin keta te OSSH-se e ujesjellesit por ne te njejten kohe nuk eshte se dha ndonje efekt shume te madh ndergjegjesues te qytetaret pervec asaj se energjia e konsumuar nje dite do te paguhet.

Pas vendosjes se pluralizmit politik ne Shqiperi mund te thuhet se marredheniet mes qytetarit dhe institucioneve qe sherbejne ne treg ku perfshihet dhe Operatori i Sistemit te Shperndarjes te energjise elektrike kane qene jo te mira per shume arsye. Secili ne llogoren e vet te gjykimit ka paraqitur argumente qe jane pritur ftohte ose me kundershti nga me te cuditshmet prej pales tjeter. Veprime te tilla ne komunizem as qe mund te mendoheshin dhe jo te kundershtoheshin sepse diheshin se cilat do te ishin pasojat.

Nje dem te madh ne prishjen e ekuilibrit ka dhene dhe po jep sot edhe media e cila ne vend qe ti copetoje deklarimet duhet ti ballafaqoje problemet dhe shqetesimet duke i sherbyer keshtu dhe misionit per te cilin eshte ngritur. Ketu vlen te theksohet se pushteti i katert eshte i prirur qe per shkak te reklamave te OSSH-se te cilat nuk jane te pakta te beje rolin e propaganduesit te punes se mire duke thelluar keshtu dhe hendekun mes qytetarit taksapagues dhe institucionit driteshperndares. Keshtu pra fillon dhe konflikti nga njera ane qytetare te cilet paguajne rregullisht faturat e energjise elektrike dhe qe nuk marrin si duhet sherbimin nga operatori nga ana tjeter ky i fundit qe kerkon me cdo kusht te arketohen detyrimet nga familjare qe nuk e paguajne energjine dhe jane te faturuar aforfe.

Per sa i perket faturimit aforfe me vendim te ERE-se nr.104 dt. 22.12.2009 Per percaktimin e kohezgjatjes per faturimin aforfe per klientet familjare pa mates te energjise elektrike afati i faturimit te energjise elektrike ne kete menyre ka perfunduar ne daten 30.04.2010. Ne perputhje me vendimin e siperpermendur nga data 01.05.2010 nga ana e OSSH Sh.a nuk do te aplikohet me faturim aforfe i energjise elektrike per klientet familjare. Cdo faturim aforfe i energjise elektrike tej ketij afati do te konsiderohet i jashteligjshem.

Per sa me lart si dhe per shkak te humbjeve OSSH ndoshta ka gjetur rrugen me te mire ate te faturimit me shume te qytetareve te cilet e paguajne rregullisht energjine duke sjelle nje dem te konsiderueshem ekonomik per keta te fundit. Eumlshte thene shpesh se OSSH po punon qe ti garantoje qytetarit sherbim te mire dhe se do te behen te gjitha perpjekjet per te modernizuar sistemin qe me ne fund te eliminohen humbjet dhe secili te paguaje aq sa konsumon. Lajme te tilla na mbushin me optimizem dhe shprese megjithese realiteti i prekshem cdo dite nga taksapaguesit eshte ndryshe dhe shume larg parashikimeve. Cdo njeri nga ne e kupton veshtiresine e punes dhe se jo ne te gjitha rastet mund te shkohet sipas parashikimeve po te kemi parasysh mentalitetin e te menduarit dhe te punuarit qe ne kemi trasheguar gjate ketyre viteve. Nje faktor shume i rendesishem qe ka ndikuar dhe po ndikon ne frenimin e punes se OSSH-se eshte edhe propaganda politike e cila sa vjen dhe behet me e ashper kur flitet per interesa strategjike te vendit sic eshte dhe energjia. Ata kane paraqitur sipas kendveshtrimit te tyre situaten duke u treguar shume te ashper me ceket e CEZ-it fale dhe gabimeve te ketyre te fundit per sa i perket faturimit aq te perfolur per shkak te rritjes se cmimit te energjise. Kompania e cila u dekonspirua po nga politika premtoi se do ti demshperbleje qytetaret te cilet u ankuan duke lene keshtu menjane te tjeret te cilet nuk reaguan. Per politikanet ky nuk eshte qendrim serioz dhe as ligjor. Ata i kane kerkuar OSSH-se te beje korrigjimin per te gjithe klientet qe jane prekur nga ky veprim. Se fundmi flitet se do te kete nje rritje tjeter te energjise elektrike. Propaganda per rritje po behet nga CEZ e cila ne vazhdimesi eshte ankuar dhe vetem ankuar. Perseri ERE del ne krah te taksapaguesit. Situata sa vjen dhe rendohet per te gjitha palet. Sot na serviret nje tjeter tablo ajo e punonjesit me pinca ne duar hipur ne shtylle per te prere lidhjet e paligjshme apo per te nderprere energjine te debitoret. Kjo eshte shume pozitive. Ajo qe nuk duket eshte ndoshta me e dhimbshme. Per shkak te veprimeve aspak profesionale te punonjesve te OSSH qytetareve u jane djegur televizore lavatrice soba dushe etj. dhe nuk di ndonje rast qe keta te fundit te jene demshperblyer nga kompania. Ka raste kur ne ambientet e perbashketa pallatet vidhet energjia elektrike. Heshtet me argumentin se nuk ka ankime apo te tjera si keto. Meqenese ata qe e kane per detyre te mirembajne rrjetin nuk e kontrollojne ate na lind e drejta te pohojme se punohet me dy standarde. Per te gjitha keto ka nje zgjidhje kontrate e re mes OSSH-se dhe familjareve ku te percaktohen qarte dhe sakte te drejtat dhe detyrimet e paleve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›