E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forca e Sigurisë së Autoritetit Portual

Forca e Sigurisë së Autoritetit Portual e zhvillon veprimtarinë në përputhje me Kodin Ndërkombëtar të Sigurisë së Anijeve dhe Porteve, të Organizatës Ndërkombëtare Detare (IMO), me konventën SOLAS, 74, të ndryshuar me ligjin nr. 9281, datë 23.9.2004 "Për sigurinë në anije dhe porte" dhe me aktet e tjera nënligjore në fuqi. Kjo forcë sigurie ka për detyrë mbrojtjen dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës, të objekteve dhe vlerave të portit, si dhe krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të përshtatshëm për Autoritetin Portual Durrës dhe operatorët e ndryshëm, që veprojnë në këtë port, për një punë 24-orëshe, me tre turne. FSAP-ja është pajisur me armatimin dhe mjetet e nevojshme, për të siguruar mbrojtjen e portit dhe të anijeve nga çdo sulm i mundshëm, terrorist a keqbërës, apo nga hyrja, në mënyrë të kundërligjshme, e shtetasve dhe e mjeteve në zonën, që ka objekt kontrolli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›