Paketa e ndryshimeve, në prill para Kongresit
Në muajin prill të vitit që vjen, socialistët do të mbledhin kongresin e radhës, i cili këtë herë do të ketë më shumë karakter organizativ se sa politik. Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të para dhjetë ditëve, anëtarët vendosën afatet e punës për grupet. Kështu në muajin janar paketa e ndryshimeve duhet t‘i paraqitet Kryesisë së selisë rozë, e cila është organi i parë vendimmarrës që e shqyrton dhe miraton, për t‘ia kaluar më tej në muajin shkurt Asamblesë Kombëtare. Kjo e fundit do të vendosë që të thërrasë Kongresin, ku vota e delegatëve do t‘i japë fund kësaj faze organizative të partisë pas zgjedhjeve të 28 qershorit.
Asambleja Kombëtare mori gjithashtu një sërë vendimesh të tjera siç janë zgjedhjet në organizatat socialiste, brenda dhe jashtë vendit duke përjashtuar kategorikisht mundësinë e ndonjë riorganizimi të strukturave, siç është kryesia dhe sekretariati i partisë. Njëkohësisht asambleja miratoi edhe planin e punës për aksionin politik të tre muajve në vazhdim, duke u fokusuar te transparenca e zgjedhjeve.