Historia e pistoletave të famshme austriake
"Glock" është një seri pistoletash gjysmë automatike e dizajnuar dhe prodhuar nga Glock GmbH, me qendër në Deutsch-Wagram të Austrisë. Ishin autoritetet e ushtrisë austriake që kërkuan prodhimin e një pistolete të re moderne për të zëvendësuar ato të Luftës së Dytë Botërore, "Walther P38". Ministria Austriake e Mbrojtjes në atë kohë formuloi një listë me 17 kritere që duhet të përmbushte pistoleta e shërbimit e gjeneratës së re. Ishte viti 1980. Themeluesi i kësaj kompanie, Gaston Glock, nuk kishte ndonjë eksperiencë në dizajnimin a prodhimin e armëve të zjarrit kur pistoleta e parë "Glock 17" u bë prototip. Kompania me eksperiencë në prodhimin e polimerit sintetik (përbërës kimik) u shndërrua shumë shpejt në kompaninë e dizajnimit të së parës linjë të suksesshme pistoletash me veshje polimeri. Pavarësisht rezistencës që i bëri tregu këtij produkti të ri për shkak se shiheshin si pistoleta plastike dhe vihej në diskutim qëndrueshmëria dhe besueshmëria e tyre, pistoletat "Glock" e shndërruan kompaninë në një nga më fitimprurëset për këtë linjë produkti, duke udhëhequr me 65 për qind tregun e armëve të dorës në Shtetet e Bashkuara.
Pistoleta "Glock 19" është një variant i përmirësuar i "Glock 17", e quajtur nga prodhuesit si pistoleta "Compact". Ajo konsiderohet ideale për përdorim përmes dimensioneve të reduktuara që ka në krahasim me pistoletën standarde. U prodhua për herë të parë në 1988, fillimisht për forcat ushtarake dhe ato në mbrojtje të ligjit. Shumë prej pilotëve elitarë të USAF i kanë besuar "Glock 19" për mbrojtjen e tyre eficiente në rast situatash emergjente. Në vitin 1990, "Glock 19" u pranua nga Forcat e Armatosura Suedeze dhe u përfshi në armët e shërbimit si pistoleta 88B. Në kalibrin 9x19, që është ai i blerë dhe nga Autoriteti Portual Durrës, "Glock" ka gjetur një përdorim të gjerë në shërbimet e sigurisë në mbarë botën.