E Diel, 1 Nëntor 2026

Bora zbardh dhe katundet në bregdet

29/01/2005  

DURRES - Reshjet e borës kanë zbritur edhe në qytetin bregdetar të Durrësit. Ndërsa që nga fillimi i javës reshjet e shiut dhe breshëri kanë qenë të përditshme në këtë qytet, në veri të Durrësit dje ka pasur reshje bore.

Në Qerret, të komunës Katund i Ri, bora megjithëse nuk

ka zgjatur vetëm disa minuta ka mbulur në bardhësi të

gjithë fshatin. Flokët e parë të borës kanë nisur të

bien në ora 16 të pasdites dhe kanë qenë reshjet e

shiut që kanë pasuar ato që e kanë shkrirë borën në

pak minuta. Por borë ka rënë edhe në Shënvlash, Fllakë

e Jub Sukth dhe sipas banorëve në Qerret, trashësia ka

arritur deri në 5 cm. Ata kanë pohuar se pas një

breshëri të dendur që ka zgjatur jo pak, ka nisur të

bie edhe borë, raste këto shumë të rralla për shkak të

pozicionit gjeografik të fshatrave, një pjesë e të

cilëve janë nën nivelin e detit

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›