“Me rezervat ushqimore dhe ilaçet që kemi mbijetojmë 20 ditë”

29/01/2005 INTERVISTE/ Flet Çanga, i Shtabit të Emergjencave
KUKES - “Kukësi ka rezerva ushqimore dhe ilaçe, sa për të përballuar 20 ditë emergjencë dhe izolim total nga dëbora”. Kështu është shprehur për gazetën Metropol, zëdhënësi i Komisionit të Emergjencave civile në Prefekturën e Kukësit, Besim Çengu. Sipas tij, situata shëndetësore, e banorëve të izoluar nga dëbora, nuk ka paraqitur vështirësi, ndërkohë që janë marrë të gjitha masat nga pushteti lokal.
Më shumë se në çdo qark tjetër, Qarku i Kukësit e ka pësuar nga moti i keq i ditëve të fundit. Cila është gjendja aktualisht tani kur po flasim?
Tani, kur data është 28.01.2005, gjendja aktuale në Qarkun e Kukësit paraqitet e vështirë. Dëbora e rënë për pesë ditë rresht me intensitet të lartë, ka bërë që Qarku i Kukësit të vihet në pozitë të vështirë në të gjithë drejtimet. Aktualisht sot trashësia e borës në qytetin e Kukësit është 95 cm, ndërsa në zonat e thella shkon deri në 2 metra. Menjëherë u ngrit shtabi i emergjencës nën drejtimin e Prefektit Shaqir Shehu dhe u morën masat e menjëhershme për të përballuar gjendjen dhe për të mos lejuar përkeqësimin e mëtejshëm të kësaj gjendjeje sociale.
Cilat janë problemet më të rëndësishme që shqetësojnë banorët e izoluar nga dëbora sot?
Së pari, detyrë parësore për shtabin e emergjencës është zhbllokimi i aksit rrugor Morin-Kukës-Fushë Arrëz. Që ditën e parë janë vënë në punë gjashtë mjete borëpastruese për mbajtjen e këtij aksi. Ndërsa sot, në momentet që po flasim, janë në aks 11 mjete të tilla dhe po sot kanë mbërritur nga Tirana edhe dy mjete të tjera të ushtrisë. Theksojmë se në çdo moment vështirësia ka qenë deri në kufijtë e pamundshmërisë sepse trashësiamesatare e dëborës gjatë gjithë këtij aksi varion nga 1.5 deri në 2 metra.
Veç kësaj një rrezik real për këtë aks dhe për të gjitha ata që qarkullojnë përmes tij, është rrëshqitja e herëpashershme e dëborës në formën e orteqeve. Sa për fakt brenda këtyre pesë ditëve të reshjeve, kanë rënë mbi 35 orteqe të mëdha dhe të vogla që u kanë nxjerrë shumë punë punonjësve dhe mekanizatorëve që veprojnë ditën e natën në front.
Së dyti, që është edhe më e rëndësishme detyrë imediate është shpëtimi i njerëzve që u ndodhën në rrugëtim e sipër. Si rrjedhojë e punës përkushtuese dhe të ndërgjegjshme të shtabit të menaxhimit të situatës dhe të gjithë atyre që janë vënë konkretisht në punë, është bërë e mundur ndihmohen të gjithë makinat dhe njerëzit. Që dje nuk ka asnjë problem në këtë rrugë, në kuptimin e rrezikimit të jetës së njerëzve. Fatmirësisht deri tani nuk kemi asnjë viktimë. Edhe ato makina qe kanë ndodhur në Fushë Arrëz, janë transportuar në drejtim të Kukësit me mjetet borëpastruese dhe nën shoqërimin e policisë. Gjejmë rastin të falenderojmë Drejtorinë e Policisë së Qarkut dhe drejtorin Ylli Tafili posaçërisht, i cili natë e ditë është në krye të detyrës.
Janë dhjetëra automjete që presin të lëvizin në këtë rrugë nga Tirana drejt Kukësit dhe anasjelltas. Si do të veprohet?
Nuk do të lejojmë të qarkullohet deri kur ta shikojmë se rruga nuk ka rrezik për jetën e njerëzve. Theksova se rreziku i orteqeve është real. Aq më keq që në ditët në vazhdim rreziku i tyre është edhe më i madh, pasi bora vazhdon të bjerë dhe parashikohet edhe për ditët e ardhshme. Synimi ynë mbetet krijimi i kushteve për të qarkulluar normalisht mjetet dhe njerëzit në drejtim të Prizrenit për të siguruar mallrat e nevojshme për qytetin
dhe komunat përreth
Komunat janë të izoluara nga dëbora. Kur dhe si do të veprohet për zhbllokimin e tyre?
Janë të zhbllokuara komunat Bicaj, Tërthore, Kolsh e Shëmri. Të gjitha komunat tjera janë të izoluara. Shtabi i emergjencës e ka shqetësim të madh bllokimin e tyre, por duhet vënë në theks se Qarku nuk e ka organizuar mirë
punën as me ndërmarrjen e rrugëve rurale, e cila realisht nuk i disponon mjetet e nevojshme për të përballuar këtë situatë, por ajo çka është me e keqja nuk ka punuar pothuajse fare me kryetarët e komunave që edhe ata e kanë përgjegjësinë e tyre direkte përpara popullit që i ka zgjedhur. Sa për të argumentuar faktin: ende nuk është bërë një mbledhje e Këshillit të Qarkut për të përcaktuar detyrat konkrete që situata e vështirë e dimrit ka
nxjerrë para këtij organi të zgjedhur. Megjithatë, qeveria shqiptare ka akorduar menjëherë një fond prej 35
milion lekësh që Qarku duhet t’i administrojë për zhbllokimin e rrugëve rurale që bllokojnë mbi 50 mijë banorë. Madje pritet që brenda pak ditëve qeveria të akordojë afro trefishin e fondit të mësipërm.
Po gjendja ushqimore si është?
Nuk kemi patur probleme deri tani. Për pozitën se ku ndodhet Qarku i Kukësit ky dimër, është normal dhe banorët duke qenë të vetëdijshëm për kohën në vendin e tyre kanë traditën e përgatitjes në pikëpmjen e grumbullimit të rezervave ushqimore si për njerëzit ashtu edhe për blegtorinë. Dua të them se kjo përgatitje e vetë banorëve është vendimtare. Por nga ana tjetër aktualisht në Qarkun e Kukësit ka sasi të mjaftueshme të rezervave ushqimore që siguron përballimin e situatës. Në të gjithë Qarkun tonë ka rezervë 1345 tonë miell, 106 tonë sheqer, 91 tonë oriz, 50 tonë vaj, 60 tonë makarona, që rezulton të jetë e mjaftueshme për të përballuar 20 ditë situatë emergjente.
A mund të flasim për një situata kritike dhe a ka pasoja për këto ditë në njerëz dhe materiale, në kuptimin plagosje, prishje shtëpish etj?
E rëndësishme është se nuk kemi dëmtime në njerëz, ndërsa kemi dëmtime të pjesshme të rreth 8 shtëpive në të gjithë Qarkun. Po kështu kemi edhe prishjen e një ure pasarelë në komunën e Kalisit që e lidh atë me komunën e Sllovës në rrethin e Dibrës. Të gjitha dëmtimet janë evidencur dhe po
punohet nga shtabi i përballimit të emergjencave për të verifikuar konkretisht çdo dëmtim.
Thatë më sipër se vëmendja duhet përçëndruar në hapjen e Qarkut të izoluar të Kukësit me Kosovën. A mund të flisni më me hollësi për mënyrë se si do bëhet ku dogana e Qafë Prushit në rrethin e Hasit dhe ajo e Qafë Morinës në Tropojë janë të bllokuara nga dëbora?
Qarku i Kukësit nuk mund të quhet i izoluar nëse funksionojnë pikat doganore të kalimit dhe pikat tjera të lidhjes. Aksi rrugor Kukës-Morin është zhbllokuar dhe lëvizja e mjeteve e njerëzve vazhdon. Edhe rruga Bajram Curri-Qafë Morinë është e hapur, por nuk është mundësuar qarkullimi nga administrata e UNMIK-ut për arsye të mossigurisë në aksin Qafë e Morinës-Gjakovë. Ndërsa kalimi në drejtim të Qafës së Prushit, që lidh rrethin e Hasit me Kosovën është i bllokuar dhe po punohet që sot të jetë i
hapur.