E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontrabanda e cigareve, 1 në pranga, 1 në kërkim

Shkodër-Policia e Shkodrës ka kapur sot në flagrancë Ervin Gjakën duke transportuar cigare pa pullë sigurie nga Mali i Zi në Shqipëri. Ndalimi i tij u bë në fshatin Zagorë të Malësisë së Madhe. Ndërkohë është shpallur në kërkim  një shtetas tjetër i cili ka mundur t’iu ikë forcave blu, gjatë aksionit për ndalimin e tyre.

Sot në orët e para të mëngjesit, pas informacioneve të marra policia ka ndaluar furgonin tip Fiat Ducato me targa Tr 9824 L që po vinte nga Mali i Zi në drejtim të Shkodrës. Në makinë u gjetën 30 koli me cigare, pa pullën fiskale. Çka do të thotë se po hynin në vendin tonë kontarbantë, pa paguar taksa në shtet.

Për pasojë policia ka vënë në pranga shtetasin Ervin Gjaka nën akuzën e kontrabanndës me mallrat e akcizës. Automjeti ku u kap malli ishte në pronësi të tij. Madje mbi këtë shtetas rëndon edhe akuza tjetër për kallëzim të rremë pasi pak ditë më parë kishte deklaruar se ia kanë vjedhur makinën.

Bashkë me 32-vjeçarin Gjaka ishte edhe një shtetas tjetër që në momentin thirrjes për ndalesë nga policia është larguar nga postoblloku. Mësohet se shtetasi që arriti ti’u ikë forcave blu, ishte në timon në momentin e ndalimit. Ai është shpallur tashmë në kërkim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›