E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva paralizon Belgjikën

Në Belgjikë ka nisur një grevë e përgjithshme 24-orëshe.

Me këtë aksion, sindikatat më të rëndësishme të vendit protestojnë kundër programit të kursimeve të qeverisë.

Punonjësit e sektorit publik të hënën nuk kanë dalë në punë.

Të prekura ishin edhe shumë lidhje transporti.

Në aeroportet ndërkombëtare në Bruksel priteshin çrregullime të mëdha, çka mund të ndikonte edhe në samitin e BE-së.

Transporti hekurudhor ishte ndërprerë plotësisht dhe trenat e huaj si ICE apo Thalys janë anuluar. Sektori publik në Belgjikë pati protestuar për herë të fundit dhjetorin e kaluar. Protesta drejtohej përsëri ndaj kursimeve të planifikuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›