Itali, dhjetë muaj për largimin e"Costa Concordia"

Plot dhjetë muaj kohë apo më tepër do të duhen për të hequr rrënojat e anijes “Costa Concordia”, e cila u përmbyt në brigjet italiane, ditë më parë.
Njoftimi vjen pasi valët e trazuara në bregdetin Tuskan kanë detyruar pezullimin e operacioneve për të hequr 1.8 milion litra karburant nga anija, ashtu si edhe kërkimin e të zhdukurve.
Shtatëmbëdhjetë persona janë konfirmuar të vdekur, pasi anija “Costa Concordia”, me rreth 4.200 pasagjerë dhe anëtarë ekuipazhi në bord, ka goditur shkëmbin në brigjet perëndimore të Italisë. Gjashtëmbëdhjetë njerëz të tjerë vazhdojnë të figurojnë të zhdukur.