Siri, regjimi sirian pro dialogut, opozita kundër

Ministria e Jashtme ruse ka bërë të ditur se Qeveria siriane ka rënë dakord për të biseduar me opozitën e saj në Moskë. Agjencia Reuters citon një zyrtar të lartë të Këshillit të Opozitës Siriane të ketë refuzuar pjesëmarrjennë të gjitha bisedimet e ndërmjetësuara nga Rusia.
Ndërkohë që Franca dhe Britania kanë thënë se ministrat e tyre të Jashtëm do të udhëtojnë për në Kombet e Bashkuara, ku të marten do të flasin në mbështetje të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së në lidhje me krizën në Siri.
Më herët Rusia, anëtare e përhershme e këtij organi, me të drejtë vetoje, ka bllokuar përpjekjet e Perëndimit për rezolutë kundër regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Asad. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e tij që nga muaji mars i vitit të kaluar.