E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, burgim të përjetshëm për vrasësin serial

Një gjykatë ruse ka dënuar me burgim të përjetshëm personin, i cili ka sulmuar seksualisht dhe më pas i ka vrarë 15 gra dhe një adoleshent.

Zyra e Prokurorit tha se Vladimir Mirgorod, 32 vjeç, është shpallur fajtor për kryerjen e vrasjeve seriale pas keqtrajtimit seksual të viktimave në Moskë dhe në zonat e braktisura rreth saj. Mësohet se vrasësi ka vepruar në periudhën 2002-2004. Për disa vite i ka shpëtuar arrestimit, pasi po vuante dënimin për për vepra të tjera penale.

Mësohet se kur Mirgorod është liruar nga burgu në vitin 2010, ku ka vuajtur dënimin për grabitje dhe përdhunim, hetuesit kanë kontrolluar shenjat e gishtërinjve të tij dhe kanë vërtetuar se ato ishin identike me ato që kanë mbetur në katër skena krimi, para se ai të shkonte në burg.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›