E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forcat e Gaddafit rimarrin kontrollin në disa qytete

Nga Express më 02 mars 2011 në ora 13:24

Forcat e Muamer Gaddafit kanë sulmuar disa qytete që mbaheshin nën kontrollin e protestuesve.

Dëshmitarët thanë se avionët luftarakë kanë bombarduar Abdabian, ndërsa kamionët e mbushur me mbështetës të regjimit kanë shkuar në drejtim të qytetit.

Në qytetin fqinj Brega, forcat antiqeveirtare kanë rimarrë terminalin e naftës, i cili më herët kishte rënë në duart e ushtarakëve.

Komisionari i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë ka kërkuar qindra aeroplanë për të ndihmuar në evakuimin e njerëzve të bllokuar në kufirin e Libisë me Tunizinë.

OKB-ja tha se rreth 75 mijë persona kanë fluturuar drejt Tunizisë që nga 20 shkurti. (rel)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›