E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forcat e NATO-s, operacion për nxjerrjen e predhave nga Deti Jon



VLORE- Forcat e NATO-s zbresin në Vlorë për heqjen e predhave në ujërat e Detit Jon. Skandali i ekzistencës së mijëra ton municione si predha dhe eksplozive të tjerë detarë të hedhur në bregdetin e zonës së Ujit të Ftohtë u denoncua nga mediat rreth një më parë. Flota Detare Holandeze në bashkëpunim me Forcat tona të Armatosura ka nisur operacionin e koduar “Albania Lion 09” ku do të bëhet identifikimi dhe pastrimi i të gjitha zonave ku gjenden sasi lëndësh eksplozive të rrezikshme nën ujore të cilat janë të mbartura që prej luftës së parë apo të hedhur pas vitit 1997. Operacioni i forcave të NATO-s vjen pas atij të forcave shqiptare “Plazhe të Pastra” që bëri të mundur heqjen e një sasie prej më shumë se 30 tonësh predhash dhe lloje të tjerë eksplozivësh detarë. Në këtë aktivitet do të përfshihet dhe një stërvitje e përbashkët mes dy palëve në gadishullin e Karaburunit si dhe ishullin e Sazanit gjatë ditëve të zhvillimit të këtij operacioni mes dy vendeve i cili është klasifikuar nga drejtuesit e operacionit si më i rëndësishmi, për shkak se është bashkëpunimi i parë që po kryhet me vendin anëtar të NATO-s si dhe me pastrimin e hapësirave detare do ta ktheje gjirin e Vlorës si dhe të zonave detare më të sigurta për turizmin. Pala holandeze ka zhvilluar një konferencë shtypi në anijen tanko-desante “Roterdam” e cila do të shërbejë si platformë për marinsat holandezë dhe forcat speciale për kryerjen e këtij operacioni si dhe të stërvitjes që do të kryhet në ishullin e Sazanit dhe Gadishullit të Karaburunit të forcave shqiptare me ato Holandeze.

16 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›