Forcat e RENEA-s u vijnë në ndihmë fëmijëve talasemikë
25/12/2008 Mungesa e gjakut
Forcat e RENEA-s u vijnë në ndihmë të fëmijëve talasemikë. Në prag të festave edhe këta fëmijë, që çdo ditë e më tepër luftojnë për mbijetesë, do të marrin dhuratat e tyre. Mungesa e gjakut, që konsiderohet si ushqimi i tyre i domosdoshëm, është shfaqur tepër problematik këto kohët e fundit. Për t’u ardhur në ndihmë këtyre fëmijëve si dhe për t’u dhënë pak më shumë jetë, forcat speciale të RENEA-s janë kujtuar që në këtë prag festash të dhurojnë gjak vullnetarisht. Nëpërmjet një fushate të organizuar edhe me ndihmën e Kryqit të Kuq Shqiptar, këto forca kanë dhuruar sasi të konsiderueshme gjaku, e cila sipas afateve të nevojshme do t’u shpërndahet këtyre fëmijëve. Aktualisht në të gjithë vendin numërohen më shumë se 500 fëmijë që e kanë të domosdoshme marrjen e gjakut për të mbajtur sëmundjen nën kontroll, si dhe për të parandaluar komplikacionet e mëtejshme. Pjesa dërrmuese e fëmijëve të prekur disa herë në javë duhet të marrin rrugën drejt kryeqytetit për të bërë pastrimin dhe furnizimin me gjak. Ndërkohë një gjë e tillë në shumë raste shoqërohet me probleme, për shkak se dhurimet kanë rënë ndjeshëm dhe nevojat për to janë disa herë më të larta sesa ato që disponohen. Shkak për këtë është bërë përdorimi i gjakut për sëmundjet kronike apo për aksidentet e shumta me të cilat përballen qytetarët shqiptarë. Kjo bën që fëmijët talasemikë, edhe pse e kanë ekzistenciale, asnjëherë të mos plotësojnë nevojat e duhura për gjak. Qyteti i Lushnjës mbetet më problematiku në lidhje me përhapjen e madhe të kësaj sëmundje. Fillimi i vitit pritet të shoqërohet me fushata të shumta për ndërgjegjësimin e opinionit publik për dhurimet vullnetare të gjakut.