E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria: Të nisë kompensimi I pronarëve miratohet lista e legalizimeve sipas qarqeve

25/12/2008  Vlorë, Shkodër Elbasa, Lezhë, Fier, Kukës, Gjirokastër, Durrës, Berat,

Qeveria ka miratuar kalimin në pronësi të ndërtesave informale, të sipërfaqeve të parcelave ndërtimore, të zëna në disa rrethe. Qarkun e Tiranës, ka 1 449 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli gjashtëqind e tridhjetë e katër mijë e pesëdhjetë e një, presje pesëdhjetë m2 ;

Qarku Vlorës, 1 306 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 517 079, 26 m2 ; qarku Shkodrës, 75 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 24 176 m2 ; qarkun Elbasanit, 1 036 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 314 664,30m2 ; Qarku Lezhës, 129 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 58 310 m2 ; qarku Kukësit, 40 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 18 690,79m2 ; qarkun e Gjirokastrës, 63 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 20 143,70m2 ; qarku Fierit, 47 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 17 757,42m2 ; Qarku Durrësit, 441 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 172 107,84 m2 dhe në Qarkun e Beratit, (tetëdhjetë e një) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 25 095m2. ndërkohë është vendosur shpërblimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, të zëna nga ndërtimet informale, në qarqet e Tiranës, të Shkodrës dhe të Elbasanit. “Pronarët e pasurive të paluajtshme, për sipërfaqen e zënë nga ndërtimet informale, të shpërblehen, në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në listën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përkatësisht, për sipërfaqen 27 935.46 (njëzet e shtatë mijë e nëntëqind e tridhjetë e pesë, pikë dyzet e gjashtë) m2, tokë truall, me vlerë të përgjithshme, 464 899 696 (katëqind e gjashtëdhjetë e katër milionë e tetëqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e gjashtë) lekë. Vlera e përgjithshme për shpërblimin të përballohet nga fondi i kompensimit të pronave, të parashikuar nga ligji nr.9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar” , thuhet në vendimin e qeverisë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›