Hipotekohen oborret në përdorim
25/12/2008 Kryeministri Sali Berisha kërkon kuadër ligjor për oborret private të pa regjistruara në ZRPP
“Në drejtim të zgjidhjes së çështjeve të pronarëve do të ketë një veprim shumë të fuqishëm”
Qeveria pritet të hartojë një ligj që do të trajtojë në mënyrë serioze problematikën e oborreve në përdorim. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë kreu i saj ka kërkuar ngritjen e një grupi pune, i cili do të ketë si detyrë përpilimin e kuadrit ligjor “për t’i dhënë përgjigje të menjëhershme të çështjes së oborreve në përdorim”. Kryeministri Berisha theksoi se ky kuadër ligjor do të duhet të eliminojë të gjitha fazat burokratike dhe të sjellë zgjidhje të plotë të këtij problemi. Berisha theksoi gjithashtu se ka edhe të tjerë që nuk kanë ndërtuar mbi pronën e tyre, por prej 30-40 vjetësh kanë blerë një truall dhe kanë ndërtuar shtëpi aty. “Zoti ministër i Drejtësisë, duhet të sillni sa më shpejt në qeveri të gjithë kuadrin ligjor që i jep përgjigje të menjëhershme, jo burokratike dhe të plotë çështjes së oborreve në përdorim. Sikundër duhet të bisedoni me Ministrinë e Financave për të zgjidhur të gjitha problemet”, - tha ai. Kreu i qeverisë ka kërkuar nga të gjithë kryetarët e bashkive të vendit që të përcaktojnë toka të cilat mund t’u ofrohen pronarëve për kompensim në territorin e njësive të tyre vendore. Sipas tij, çdo bashki e ka këtë mundësi, nga Kukësi deri në Gjirokastër. Ai theksoi se “ky do të jetë një shërbim shumë i madh që ne i bëjmë stabilitetit dhe zgjidhjes së problemit të pronësisë”. Ai ka siguruar se qeveria do të ndërhyjë dhe do të veprojë shumë fuqishëm në drejtim të zgjidhjes së çështjeve të pronarëve. “Ne do të ndërhyjmë në këtë drejtim. Shqipëria nuk është më Shqipëria e 15 vjetve më parë, kur ka pasur mundësi tmerrësisht të kufizuara. Ne gjetëm një mal falsifikimesh, por sërish po shkohet drejt kthjellimit të situatës në këtë aspekt. Ndaj në drejtim të zgjidhjes së çështjeve të pronarëve do të ketë një veprim shumë të fuqishëm nga ne”, - tha Kryeministri Berisha. Ai bëri me dije se disa grupe pune po punojnë për të diversifikuar ndërhyrjet që mund dhe duhet të bëhen në zgjidhjen e këtij problemi. Shefi i ekzekutivit ka pohuar se oborret në përdorim kanë shkaktuar padrejtësisht për mijëra e mijëra pronarë shqiptarë, kryesisht në qytete, por edhe në fshatra, një problem madhor. “Në zyrat e regjistrimit të pasurive janë mijëra e mijëra familje shqiptare që kanë ndërtuar shtëpitë në trojet e tyre, kanë oborrin tërësisht të tyre, por ato vazhdojnë të njihen si oborre dhe troje në përdorim, në një kohë kur janë tërësisht pronë private. Kjo praktikë buron nga ligji i vitit 1976, në të cilën prona private u eliminua në të gjithë territorin dhe iu regjistrua si pronë në përdorim këtyre familjeve”, - tha Kryeministri Berisha. Ai theksoi se duhet të gjendet rruga më e drejtë me këta pronarë, që padrejtësisht figurojnë në zyrat e këtij vendi sikur nuk janë pronarë dhe që mbi bazën e kësaj klauzole ata faktikisht nuk kanë të drejtë të shesin, të blejnë apo të kryejnë veprime mbi truallin.