Paloka Askush se merr seriozisht Ramen dhe Ngjelen
Partia Demokratike nuk duket aspak e shqetesuar nga kerkesa per zgjedhje te parakohshme qe po behet gjithnje e me shume prezente ne deklaratat e opozites. Ne nje prononcim per Shqip ne lidhje me artikulimin e kerkeses per zgjedhje te parakohshme nenkryetari i grupit parlamentar te Partise Demokratike Edi Paloka thekson se askush nuk i merr me seriozisht ato cfare shprehen nga ana e Partise Socialiste. Nuk e dija qe ka njerez qe i marrin seriozisht Ramen dhe Ngjelen - shprehet Paloka i pyetur per kete ceshtje. Nga ana tjeter vete Kryeministri Berisha i pyetur per ceshtjen e zgjedhjeve te parakohshme eshte shprehur se qeveria e tij e ka mandatin e plote dhe kapacitetin per ta qeverisur vendin deri ne vitin 2013. Madje Berisha nuk eshte ndalur me kaq por ka theksuar se partia qe ai drejton do te arrije te jete gjithmone fituese e zgjedhjeve duke pasur perballe nje Parti Socialiste te drejtuar nga kryetari aktual Edi Rama. Ne 8 maj te ketij viti do te mbahen edhe zgjedhjet per pushtetin lokal dhe nga ana e demokrateve nuk ka asnje shtyse qe te ben te mendosh se mund te pranojne mbajtjen e zgjedhjeve te pergjithshme te parakohshme me kete rast. Burimet bejne te ditur se ne janarin e vitit te ardhshem PD-ja do te nise intensivisht fushaten per zgjedhjet lokale.