E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI Prokuroria te hetoje skenarin pucist

Zevendessekretari i Pergjithshem i LSI-se Besjan Pesha i ben thirrje prokurorise te hetoje ne menyre te paanshme ate qe ai e quajti si skenari pucist. Mendoj se ka pasur nje ngjarje ne daten 21 janar ka pasur nje skenar pucist per te marre pushtetin me dhune. Prokuroria nuk duhet ta nise punen e vet nga bishti por duhet te therrase urgjentisht organizatoret e dhunes dhe ekzekutuesit e saj e me pas te merret me pasojat. Pesha pohoi dje se pergjegjesi i vetem per viktimat e manifestimit famekeq eshte vetem Edi Rama. Ishte Edi Rama i cili pasi i thirri ne demonstrate socialistet e ndershem i la ata te vetem nen trysnine e dhunes qe kishte porositur organizuar e paguar vete. Ishte Edi Rama i cili nxitoi dhe po nxiton qe te ngreje kapital politik mbi tragjedine e tre shqiptareve te cilet humben jeten gjate skenarit pucist te pergatitur nga ai duke i shnderruar mortet ne mitingje duke krijuar nje precedent te rrezikshem politik dhe duke mos pritur qe organet e drejtesise te bejne punen e vet - deklaroi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›