Olldashi Demonstrata qytetaret e pane se cilet ishin horrat
Ministri i Puneve Publike Sokol Olldashi reagon ashper kunder kryesocialistit Edi Rama Qeni i terbuar kryetari i bandave te rrugecerve qe sulmuan institucionet e shtetit dhe plackiten dyqanet e qytetareve te Tiranes vazhdoi sulmin e tij mbi ata qe mbrojten shtetin e shqiptareve duke i konsideruar horra dhe injorante - tha dje Olldashi duke shtuar se ajo cka ndodhi nuk eshte asgje tjeter vecse vazhdimi i skenarit te grushtit te shtetit qe nisi dy dite me pare me hunj shkopinj bomba Molotov dinamit dhe arme zjarri. E te njejtit sulm qe vazhdoi dje me prokurore qe zhveshen kostumet e ligjit dhe lidhen ne koke maskat politike per te qelluar perseri mbi fytyrat dhe trupat e gjakosur te punonjesve te policise dhe Gardes se Republikes per te bere ate qe nuk arriten ta benin ata qe duhet te kishin qene normalisht kontigjenti i ligjit rrugecerit ordinere dhe ata politike qe sulmuan shtetin dy dite me pare - vijoi ai. Ministri shtoi se qytetaret e Tiranes dhe te gjithe Shqiperise e pane ne diten ne diell e pane me vetedije evropiane te nje shoqerie qe kerkon prosperitet dhe jo rikthim ne vitin 1997 se cilet ishin horrat. Horrat qe kerkojne te perdorin qytetaret si mish per top dhe qe ndjellin vdekjen e 13 mije shqiptareve per te ngritur mbi pirgun e te vdekurve karrigen e tyre te pushtetit - tha ai. Olldashi deklaroi se duhet te vihen para drejtesise pergjegjesit. Te gjithe sot kerkojne vetem nje gje. Venien perpara pergjegjesise ligjore dhe historike te te gjithe atyre qe programuan planifikuan udhehoqen dhe moren pjese ne perpjekjen per grusht shteti dhe rikthimin e Shqiperise ne rrugen e mbare drejt se ardhmes qe te gjithe ne e meritojme - perfundoi ai.