Kunder dhunes Kuvendi ngre komision hetimor

Mungon opozita mazhoranca miraton edhe nje rezolute. Berisha Patozi e Meta akuza kryesocialistit Rames
Parlamenti votoi dje ngritjen e nje komisioni hetimor per te hetuar gjithcka qe ndodhi ne demonstraten e 21 janarit. Vendimi eshte miratuar me 73 vota pro ndersa opozita nuk ka marre pjese ne seance. Komisioni hetimor i cili do te kete afat 3 muaj ka si objekt hetimin e veprimtarise se institucioneve per zbulimin dhe identifikimin paraprak te kercenimeve per permbysje te rendit kushtetues dhe masave per parandalimin e ngjarjeve. Komisioni do te hetoje edhe personat qe nxiten dhunen qe shpertheu ne demonstrate. Po dje Kuvendi miratoi edhe nje rezolute ku denon aktet e dhunes te ushtruar ne 21 janar pershendet punen e Policise se Shtetit dhe Gardes se Republikes dhe falenderon nderkombetaret per reagimet e tyre te menjehershme. Gjate fjales se tij ne seance Kryeministri Sali Berisha tha se Rama nuk do ta njohe kurre voten e qytetareve dhe se vendosi ne kohen e gabuar ngjarjen e gabuar.
Seanca
Kreu i grupit demokrat parlamentar Astrit Patozi akuzoi nga salla e Kuvendit kryesocialistin Edi Rama per cka ndodhi ne 21 janar. Edvin Rama ke pergjegjesi per ato qe ndodhen por edhe per ato qe nuk ndodhen ne 21 janar pasi ne nje demonstrate te dhunshme mund te ndodhe gjithcka - tha ai. Sipas tij Rama ka pergjegjesi per futjen e vendit ne nje konflikt qe nuk ekziston. Ne beme qe te deshtonte grushti i shtetit - tha me pas Patozi duke shtuar se edhe ne kete dite mazhoranca i pohon opozites se rruga e bashkebisedimit politik behet ne Parlament. Ne i ftuam edhe ne diten me te keqe te kesaj legjislature por ata nuk erdhen - tha me tej Patozi ndersa denoi mospjesemarrjen e deputeteve te opozites ne seancen e djeshme plenare. Ndersa Kryeministri Sali Berisha gjate fjales se tij ne seance theksoi se pas rreth 80 vitesh perseritet grushti i shtetit ndaj Kryeministrit te zgjedhur me votat e shqiptareve. Eumlshte 87 here me i turpshem se grushti i shtetit i pare sepse ne ate kohe shteti ishte ne hapat e pare ndersa tani vendi eshte anetari i NATO-s - tha ai. Me tej kreu i ekzekutivit theksoi se Rama pasi deshtoi ne krijimin e qeverise me LSI-ne ndermori hapin e dyte fatal grushtin e shtetit. Edi Rama vendosi ne kohen e gabuar ngjarjen e gabuar - theksoi Berisha. Sipas tij Rama kerkoi me cdo kusht dhe cmim marrjen e pushtetit ai kerkonte karrigen e Kryeministrit. Shqiptaret do jene krenare per zgjedhjet e qershorit une ju garantoj se Rama nuk do ta njohe kurre voten tuaj une bera gjithcka per te gjetur nje zgjidhje me ndershmeri absolute isha gati te numeroja cdo vote por nuk me lejonte Gjykata Kushtetuese por nuk isha kurre i gatshem te prekja anen sekrete te votes sepse ju nuk do mund te votonit kurre me te lire - deklaroi Kryeministri duke thene se qellimi i hapjes se kutive ishte marrja e te dhenave personale te votuesve. Akuza te ashpra ne drejtim te kryesocialistit u bene dhe nga kreu i LSI-se Ilir Meta. Sipas tij duhet te arrestohet cdokush qe ka hedhur qofte edhe nje gur ndaj forcave te policise te cilat ishin ne krye te detyres. Me tej me 73 vota pro Kuvendi votoi per ngritjen e nje komisioni hetimor per demonstraten e 21 janarit. Kryetar i komisionit do te jete perfaqesues i PD-se dhe anetar te saj do te jene 11 deputete te mazhorances dhe opozites. Nder ta permendim Fatos Hoxha Eduard Halimi Gent Strazimiri Dashnor Sula Viktor Gumi dhe Enkelejd Alibeaj per Partine Demokratike ndersa vendet e opozites ngelen vakant.