Forcimi i euros, kreditë në rrezik
Autori i Lajmit: red.
Vendimi i paralajmëruar i Bankës Qendrore Evropiane për të rritur normën bazë të interesit pritet të prekë edhe sistemin bankar shqiptar. Ekspertët e bankave shpjegojnë efektet e mundshme, si depozitat e qytetarëve ashtu edhe kreditë në valutë.
Shtrenjtimi i euros kundrejt monedhës kombëtare nëse verifikohet në masë të madhe do të sillte shqetësime më të mëdha për qytetarët, të cilët kanë një kredi në euro, por të ardhurat i krijojnë në lekë. BQE pritet të rrisë normën bazë të interesit nga me 0,25 pikë përqindje, duke e çuar atë në nivelin e 4.205 për qind, për shkak të inflacionit në vendet e eurozonës.
Banka e Shqipërisë
Për të siguruar fitime të larta, bankat private në vendin tonë po abuzojnë me dhënien e kredive si në drejtim të normave të larta të interesit, ashtu edhe me transparencën. Gjatë konstatimit që ka bërë BSH-ja në lidhje me këtë çështje pak kohë më parë, guvernatori Fullani ka lëshuar kritika të ashpra ndaj bankierëve, duke paralajmëruar nga ana tjetër forcim të rregullave të mbikëqyrjes dhe masa administrative ndaj bankave private. Shqetësimi i BSH-së qëndron edhe në faktin se, përveç rritjes së ritmit të kredisë, bankat më së shumti e japin huanë në valutë, ndërkohë që të ardhurat janë në lekë, duke u bërë reklama dhe duke i nxitur klientët që kredinë ta tërheqin vetëm në valutë. Sipas Fullanit, "të financosh konsumin e individëve në valutë është njësoj sikur të shesësh produkte ushqimore pa afat skadence". Sipas BSH-së, këtë e tregon edhe shtimi i kredive me probleme.
Bankat private
Për të mënjanuar rrezikun për kthimin e kredive, bankat e nivelit të dytë duhet të japin hua në valutën që klienti ka të ardhurat. Nëse një i interesuar për të blerë shtëpi me kredi e merr rrogën në lekë, edhe kredinë duhet ta marrë po në këtë monedhë. Shumë klientë shqiptarë që morën kredi në vitin 2002 zgjodhën dollarin, për shkak se interesi bazë i valutës në fjalë ishte shumë i ulët. Kështu, interesi mujor për kredinë në dollarë, sipas zhvillimeve ekonomike të 2002-shit i favorizonte mjaft klientët, të cilët do të paguanin më shumë nëse do të ishin kredituar në lekë ose në euro. Mirëpo, gjatë tre viteve të fundit, interesi bazë i dollarit është rritur dukshëm, duke ndikuar automatikisht në rritjen e interesave të atyre që zgjodhën valutën e gjelbër për të marrë hua. Në tregun amerikan këto lëvizje kanë krijuar probleme në tregjet financiare, duke rrezikuar falimentimin e shumë institucioneve kredidhënëse. Ekspertët vlerësojnë se kthimi i kredisë është më i garantuar kur merret në monedhën që ke të ardhurat. Por, aktualisht bankat në vend kanë zgjedhur një strategji marketingu shumë agresive për produktet e kredisë në monedhë të huaj, ndërkohë që me përjashtim të një rasti, është totalisht inekzistente për huatë në lekë. Me këtë strategji bankat e anashkalojnë totalisht rrezikun që mund të vije nga kursi i këmbimit.
Ky lajm është publikuar: 04/07/2008