Çmimi i naftës së shpejti 250 dollarë
Autori i Lajmit: red.
Çmimi i fuçisë së naftës do të shkojë "së afërmi" në 250 dollarë, kundrejt 146 që është aktualisht, vlerësoi drejtori i përgjithshëm i gjigandit rus të gazit Gazprom, Alexeï Miller, që parashikon një rritje të krahasueshme edhe për gazin. "Ne parashikojmë që çmimi i naftës të arrijë së afërmi në 250 dollarë për fuçi. Në këtë rast, çmimi i gazit mund të shkojnë në mbi 1000 dollarë për m3", tha ai në përfundim të një takimi mes presidentit rus, Dmitri Medvedev dhe homologut të tij azerbajxhanas, Ilham Aliev në Baku. Çmimi i gazit rus të eksportuar drejt Evropës që është i lidhur me atë të naftës, shkonte në 370 dollarë në mars. Çmimi i fuçisë së naftës bruto e kaloi dje në mëngjes pragun e 146 dollarëve në Londër, pasi arritit rekorde të reja në Nju Jork, diçka nën 145 dollarë për fuçi, me kursin që mbështetet nga rezervat në rënie dhe tensionet gjeopolitike që ushqejnë dyshimet për ofertën.
Ky lajm është publikuar: 04/07/2008