E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi uron Presidentin Bush për Festën Kombëtare

Autori i Lajmit: red.
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i dërgoi një mesazh urimi Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh Ë. Bush me rastin e 4 korrikut, 232-vjetorit të Ditës së Pavarësisë.
“I nderuar Zoti President!
Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë që, me rastin e 232-vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në emër të popullit shqiptar dhe timin personal, t ju përcjell Juve dhe popullit mik amerikan urimet më të ngrohta e më të përzemërta! Shqipëria dhe populli shqiptar çmojnë lart mbështetjen e vazhdueshme e të gjithanëshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aleatit tonë më të rëndësishëm, si në proceset demokratizuese në vend, ashtu edhe në sfidën e rëndësishme të integrimit euroatlantik, në të cilën Shqipëria, sot, është maksimalisht e angazhuar. Përkrahja e padiskutueshme e SHBA-së ndaj vendit tim në marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO, jo vetëm e nxiti procesin tonë të integrimit, por dhe rikonfirmoi dëshirën për të konsideruar Shqipërinë vend partner në përballjet e përbashkëta ndaj terrorizmit ndërkombëtar dhe sfidave të tjera globale.
Ky lajm është publikuar: 04/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›