E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qyteti Studenti, do të presë 2800 studentë të rinj

Autori i Lajmit: red.
Qyteti Studenti në Tiranë, do të presë rreth 2800 studentë që nisin për herë të parë studimet për vitin akademik 2008- 2009. Në pritje të tyre, Drejtoria e Qytetit Studenti po përgatit ambientet, me qëllim që konviktet të ofrojnë kushte të mira jetese për studentët. Kjo drejtori bëri të ditur dje se për vitin e ri akademik po sigurohen më shumë vende si pasojë e largimit masiv të të studentëve të viteve të fundit, duke i bërë dhomat sa më funksionale. Lidhur me vlerën e tarifës vjetore të qendrimit në Qytetin Studenti, Drejtoria bëri të ditur se nuk është vendosur ende, pasi pritet të diskutohet nga bordi i ndërmarrjes dhe do të shihet mundësia që të mos rritet. Vitin e kaluar kjo tarifë ka qënë rreth 25 mijë lekë. Qytetit Studenti, ka një kapacitet për 6700 studentë dhe numëron 29 godina (17 godina për vajza), nga të cilat janë rikonstruktuar së fundmi gjashtë prej tyre, me një vlerë 600 mijë euro. Në mjediset e këtij qyteti janë kryer investime edhe për shtrimin e rrugëve dhe zgjerimin e sipërfaqeve të gjelbëra deri në 10.200 metra katrore.

Ky lajm është publikuar: 04/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›