Part-time, kuota shtesë për Ekonomikun dhe Biologjinë
Autori i Lajmit: red.
Rektorati ka propozuar kuota shtesë për Fakultetin Ekonomik dhe atë të Shkencave të Natyrës. Dje rektori i UT-së, Dhori Kule, ka theksuar se sistemi part-time do të jetë i kufizuar për shumicën e degëve duke i lënë prioritet ekonomikut dhe biologjisë. “Këtë vit kemi kuota në rritje ku janë miratuar rreth 20.000 vende për studentët e rinj për vitin akademik 2008-2009 në një kohë kur dhe numri i maturantëve që duan të konkurrojnë për në universitet është më i madh se ai i një viti më parë. Por përballë kësaj situate mbetet problemi i ambienteve dhe i pedagogëve”, - theksoi Kule. Sipas rektorit, këtë vit duhen rreth 150 pedagogë të rinj për të plotësuar stafin akademik. Ndërkohë që kuotat në rritje kanë ngritur edhe problemin e auditorëve për të përballuar fluksin e studentëve që do të ulen në karriget e fakulteteve këtë tetor. “Ne jemi në negociata për të zgjidhur problemin e ambienteve ku studentët do të marrin leksionet. Sidomos Juridiku dhe Shkencat Sociale janë më problematike këtë vit, pasi nuk janë të ndara. Por fakultetet nuk janë pronë e askujt ndaj do të përdoren nga të gjithë studentët. Oraret dhe godinat do të kombinohen sipas mundësive dhe afërsive për t i shfrytëzuar në dhënien e leksioneve”, - tha më tej Kule. Edhe për sa i përket mësimit me dy turne, rektori Kule tha se orari për mësim në fakultete duhet shfrytëzuar duke nisur që nga ora 8:00 deri në orën 22:00 të mbrëmjes. Politekniku, Ekonomiku apo Shkenact Soaciale kanë qenë më problematike për sa i përket mungesës së auditoreve. Burime nga Universiteti i Politeknikut thanë dje se fluksi i studentëve do të përballohet duke shfrytëzuar ambiente me qira ose bodrumin e universitetit. Ndërkohë po ndërtohet edhe një kampus universitar tek Politekniku, por që nuk do të jetë gati për këtë vit akademik.
Ky lajm është publikuar: 04/07/2008