E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ shqyrton sot kërkesën e opozitës

28-01-2013 / Gazeta 55

Ndarja e re e mandateve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të diskutojë të hënën mbi kërkesën e tre anëtarëve të tij të propozuar nga opozita, për thirrjen e një mbledhje me rend dite çështjen e “caktimit të mandateve për zonat zgjedhore për zgjedhjet e 2013-s”. Zëvendëskryetari i KQZ-së, Denar Biba dhe anëtarët Albana Shtylla dhe Jani Jani, pak ditë më parë depozituan në Komisionin Zgjedhor kërkesën për të rishqyrtuar shpërndarjen e mandateve sipas p/vendimit të propozuar nga KQZ dhe jo sipas vendimit të marrë nga komisioni i Ligjeve për të lënë në fuqi ndarjen sipas formulës së përdorur për zgjedhjet e 2009-s. Ndërkohë, pritet që kjo kërkesë të rrëzohet nga katër anëtarët e KQZ-së të propozuar nga mazhoranca parlamentare, me argumentin se kjo çështje i ka kaluar për miratim Kuvendit të Shqipërisë. Të mërkurën e kaluar, komisioni i Ligjeve, vetëm me votat e mazhorancës miratoi p/vendimin që përcakton shpërndarjen e mandateve sipas formulës së zgjedhjeve të 2009-s.
Strategji trajnimi për anëtarët e komisioneve të nivelit të dytë dhe të tretë/Kualifikimi më i mirë i anëtarëve të komisioneve zgjedhore të nivelit të dytë dhe të tretë në zgjedhjet e qershorit 2013 synohet përmes një strategjie trajnimi të tyre, të parashikuar në një p/vendim të Komisionit Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), i cili pritet të shqyrtohet të hënën paradite. KQZ, në zbatim të nenit 21 të Kodit Zgjedhor, ka detyrimin të kryejë kurse trajnimi për anëtarët e KZAZ-ve dhe të KQV-ve dhe për këtë qëllim është përgatitur dhe strategjia e trajnimit të tyre. Strategjia është një plan pune i detajuar për të gjithë fazat e procesit të trajnimeve dhe që parashikon kualifikimin e komisionerëve me qëllim mbarëvajtjen dhe mirë-administrimin e procesit në zonën e administrimit zgjedhor (ZAZ), në qendrën e votimit (QV) dhe në vendin e numërimit të votave (VNV), në funksion të realizimit të zgjedhjeve sipas standardeve. P/vendimi i KQZ-së parashikon një procedurë transparente në përzgjedhjen dhe rekrutimin e trajnuesve, të cilët duhet të përmbushin disa kritere vlerësimi.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›