“Forcimi i marrëdhënieve shqiptaro-ruse, në krye të axhendës politike dypalëshe”
Kryeministri rus Vladimir Putin uron Kryeministrin Sali Berisha për zgjedhjen për herë të dytë në krye të qeverisë TIRANE – Kryeministri rus Vladimir Putin i ka dërguar dje një mesazh urimi kryeministrit Sali Berisha me rastin e riemërimit të tij si Kryetar i Këshillit të Ministrave të Shqipërisë. Kryeministri Putin shpreh me vetëdije se forcimi i marrëdhënieve ruso-shqiptare, do të jetë në fokus të anxhendave politike, të katër vjetarit në vijim me kryeministrin Berisha. “I nderuar zoti Berisha, Pranoni urimet me rastin e emërimit Tuaj të dytë Kryetar i Këshillit të Ministrave të Shqipërisë. Jam i bindur, se forcimi i gjithanshëm i marrëdhënieve ruso-shqiptare i përgjigjet interesave rrënjësore të popujve të vendeve tona, garantimit të stabilitetit dhe sigurisë në Ballkan. Ju uroj suksese të mëtejshme dhe shëndet të mirë”, thuhet në telegramin e urimit të kryeministrit rus, Vladimir Putin. Ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta, merr urime nga homologu i tij rus Sergej Lavrov, për zgjedhjen në këtë detyrë/Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka uruar homologun e tij shqiptar Ilir Meta, me rastin e zgjedhjes në krye të diplomacisë. Lavrov shprehet për dialog politik të zhdërvjellët dhe zgjerimin e lidhjeve të ndërsjella midis dy vendeve. “Pranoni urimet e mia të çiltra me rastin e emërimit Tuaj në detyrën e Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë. Shpresoj, që dialogu konstruktiv, i vendosur ndërmjet dikastereve të politikës së jashtme të Federatës Ruse dhe Republikës së Shqipërisë, do të marrë zhvillim të mëtejshëm dhe do të ndihmojë në zgjerimin e lidhjeve me leverdi të ndërsjellë midis vendeve tona, si dhe në bashkëpunimin ndërkombëtar për të mirën e paqes dhe stabilitetit si në gadishullin e Ballkanit, ashtu dhe në Evropë e në tërësi”, thuhet në mesazhin e urimit të ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavror, drejtuar shefit të diplomacisë shqiptare, Ilir Meta
...