Forcohet euro, sot këmbehet me 140.3 lekë
TIRANE- Leku zhvlerësohet kundrejt valutave të forta. Euro është forcuar këtë javë në tregun tonë të këmbimit, ndërkohë që dollari paraqitet më i stabilizuar.
Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, monedha e përbashkët europiane këmbehet me 140.3 lekë, ndërsa dollari amerikan është në kuotën e 105.2 lekëve.
Kambistët shpjegojnë se euro po ruan pozita të forta për shkak të mungesës së valutës në treg, që shkaktohet nga ulja e remitancave dhe rënia e fluksit të investimeve të huaja. Ndërkohë që dollari është forcuar falë ecurisë së bursave. Në këto të fundit Euro është këmbyer me 1 dollar e 33 cent.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)