“Ford Fiesta e Re”, një autoveturë shumë trendi
Supervetura konsiderohet si “makina e vitit” në Europë për 2008-n. “Fiesta e Re” është tipi i makinës që prindërit e blejnë për fëmijët e tyre
“Fiesta e Re” është tipi i makinës që prindërit e blejnë për fëmijët e tyre dhe e “vjedhin” atë sa herë që fëmijët nuk janë në shtëpi. Asnjëherë një makinë “koncept” nuk ka qenë kaq afër makinës që është prodhuar. “Ford-T” në vitin 1908 vendosi botën në lëvizje duke u bërë makina e parë e arritshme për masat në Amerikë. Plot 100 vjet më vonë, në vitin 2008, “Ford Motor Company” ka hedhur në treg “Ford Fiestën e Re”, makinën që do të prodhohet në tre dhe do të shitet në pesë kontinente. “Fiesta e Re” është makina e parë që Fordi ndërton me një strategji të re, të quajtur “Global products”, e cila në vetvete mbart idenë për një makinë shumë trendi dhe të arritshme për të gjithë dhe mbarë botërore. “Ford Fiesta” është modeli legjendar i Fordit në Europë, që ka shitur mbi 30 milionë copë që nga dita kur ka dalë në prodhim dhe ka qenë për vite ndër makinat më të shitura në shumë vende të Europës. Për të përforcuar pozicion e tij Fordi ka punuar shumë në të gjitha aspektet e Fiestës së Re. Në pamje të parë makina është e bukur dhe tërheqëse në maksimum, fenerët e parë të zgjatur, bishti i pasmë i hollë, ngjyrat e veçanta, si mollë e hapur dhe magenta e bëjnë çdo person të kthejë kokën për ta parë. Fordi nuk ka mbetur vetëm me pamjen e jashtme. Kroskoti është dizenjuar duke u inspiruar nga telefonat celularë, i qartë, ekonomik dhe i veçantë. Pika më e fortë e këtij modeli është kënaqësia që merrni kur e drejtoni atë. Fordi gjithmonë është dalluar për sistemin e lehtë dhe praktik të drejtimit që karakterizon të gjithë modelet e tij dhe e njëjta gjë mund të thuhet edhe për Fiestën e Re, e cila është shumë e qëndrueshme, e balancuar dhe kënaqësi e veçantë për t’u ngarë, gjë që e veçon këtë model nga të gjithë konkurrentët. Makina reagon shumë mirë ndaj çdo situate dhe në shpejtësi, që konkurrentet e saj do të kërkonin mëshirë nga drejtuesi i mjetit, “Fiesta” qëndron shumë stabël në rrugë dhe në një farë mënyre tregon “muskujt” e saj. Shasia vazhdon të mbajë sistemin e suspansionit “MacPhersen”, që është pajisur me timon hidraulik elektrik, i pari i llojit që aplikohet te Fiesta për herë të parë. Përveç kësaj Fordi ka treguar shumë kujdes për ta pajisur “Fiestën” me opsione që t’i shërbejnë kohës dhe teknologjisë. Sistemi i navigimit satelitor, bord kompjuteri dhe lidhja me telefonin tuaj celular dhe “MP3”-shin, janë disa nga funksionet me të cilat Fordi kryesisht targeton brezin e ri, që është shumë i lidhur me teknologjinë. Nga ana tjetër, për të shtuar konfortin tuaj në “Fiestën e Re” ju keni mundësinë ta merrni atë me startim pa çelës. Në krahasim me modelin paraardhës, “Fiesta e Re” është 40 kg më e lehtë, është e ndërtuar nga materiale shumë më të sigurta dhe ka kabinë me më shumë hapësirë për pasagjerët, para dhe pas. “Fiesta e Re” vjen me motor benzine 1.25 litërsh dhe 1.4 litërsh dhe me motor nafte “TDCI” 1.4 dhe 1.6 litërsh. Motori 1.4 litërsh i benzinës ofrohet me kambio automatike dhe manuale, ndërsa llojet e tjera të motorëve janë të mundshme vetëm me kambio manuale. Versionet e para të Fiestës janë trendi dhe vijë me një sërë opsionesh bazë si ajër i kondicionuar, radio “CD/MP3”, ABS, xhama dhe pasqyra elektrike, disqe alumini etj., të gjitha këto me një çmim 11.000 euro. “Albanian Motor Company”, distributori zyrtar i “Ford Motor Company” në Shqipëri është shumë e kënaqur nga reagimet e tregut për “Fiestën e Re”. Ata shprehen se “një pjesë e mirë e porosive të para janë pothuajse të shitura dhe mendojnë që ‘Fiesta e Re’ do të jetë një sukses i ngjashëm me suksesin e ‘Ford Focus’ në vitin 1998”.
28 Nentor 2008