E Diel, 1 Nëntor 2026

“SIGMA”, gjiganti i tregut shqiptar të sigurimeve në 9 vjet aktivitet

Shoqëria ka “pushtuar” me shërbimet e saj të gjithë rajonin. Ajo është e licencuar nga AMF për të gjitha llojet e sigurimeve

Ervin Koçi

“SIGMA sh.a.” është shoqëria e parë private e sigurimeve në Shqipëri e regjistruar në Gjykatën e Tiranës me të drejta të plota juridike për të konkurruar në treg. E licencuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare për sigurimin e të gjitha kategorive të sigurimeve të jo-jetës, fillon aktivitetin e saj në 03.02.1999. Gjatë veprimtarisë së saj 9-vjeçare është renditur si një ndër kompanitë lider të tregut të sigurimeve në Shqipëri me një prezencë rajonale të rëndësishme nëpërmjet shtrirjes së saj në të gjitha qytetet më të rëndësishme të Maqedonisë dhe Kosovës. Viti 2007 ishte viti i ndryshimeve të mëdha e rrënjësore në aktivitetin e shoqërisë së sigurimeve “SIGMA sh.a.”. Ajo u bë pjesë e familjes më të madhe të sigurimeve në vendet e Europës Lindore dhe Qendrore, “Vienna Insurance Group”, nëpërmjet grupit të shërbimeve financiare “TBIH”. Pas një periudhe 9-vjeçare që nga krijimi i saj, shoqëria “SIGMA sh.a.”, pasi kreu me sukses misionin dhe ciklin e saj, e ndjeu të nevojshme të bashkohej me partnerë të mëdhenj e të njohur të tregut ndërkombëtar. Futja në tregun shqiptar e investitorëve të tillë përbën dhe faktorin vendimtar që shoqëria të përballojë sfidat e së ardhmes, të cilat pritet të arrijë.

Mbështetja e “SIGMA”-s

“Vienna Insurance Group” ishte një ndër të parët që vlerësoi mundësitë e ofruara nga unifikimi i Europës. Sot, Grupi është ndër aktorët më të rëndësishëm në rajonin e Europës Qendrore dhe Lindore duke qenë i pranishëm në 23 tregje si Austri, Gjermani, Itali, Çeki, Luksemburg, Bjellorusi, Hungari, Kroaci, Slloveni, Serbi, Sllovaki, Bullgari, Shqipëri, Maqedoni, Kosovë, Rusi, Rumani, Gjeorgji, Estoni, Lituani, Letoni, Poloni, Ukrainë, Turqi. Krahas ngjarjes së mësipërme, “SIGMA sh.a.” gjithashtu pati edhe rezultate mjaft pozitive në aspektin e veprimtarive të saj. Të ardhurat nga primet u rritën me 31.7 për qind, asetet u rritën me 23.6 për qind dhe kapitali me 31 për qind si dhe konsolidoi më tej veprimtarinë e saj në Kosovë e Maqedoni. Rëndësi të veçantë ka pasur dhe përmirësimi i cilësive në shërbime ku treguesi më i matshëm është pagesa e plotë në kohë e dëmeve, për të cilat shoqëria vazhdon të ketë parametrat më të mirë në treg. Si rezultat “SIGMA sh.a.” vazhdon të jetë lider në tregun rajonal të sigurimeve dhe faktor i rëndësishëm për zhvillimin dhe konsolidimin e këtij tregu. Ritmet e zhvillimit të saj dhe dedikimi ndaj klientëve duke i konsideruar si partnerë të rëndësishëm reflektojnë sigurinë dhe përgjegjshmërinë ndaj tyre të shprehura mjaft qartë në sloganin e kompanisë “Besimi juaj, detyrimi ynë”.

Misioni dhe vizioni i kompanisë

Vizioni i “SIGMA”-s, pjesë e “Vienna Insurance Group”, është shprehur mjaft qartë, që në hapat e parë të aktivitetit në sloganin e saj të njohur “Besimi juaj, detyrimi ynë”. Për “SIGMA”-n do të thotë ofrimin e produkteve dhe shërbimeve inovative duke u shërbyer në mënyrën më korrekte dhe të sigurt interesave të klientëve, punonjësve dhe aksionerëve. E ndërtuar, drejtuar dhe zhvilluar me parimet e etikës, respektit, përgjegjësisë, korrektësisë, partneritetit, punës në grup dhe zhvillimit ka arritur të renditet si kompani lider në fushën e sigurimeve në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë. Këto parime, së bashku me kapitalin financiar dhe punonjësit, janë fuqia dhe siguria e kompanisë. Misioni i “SIGMA”-s, pjesë e “Vienna Insurance Group”, është të jetë kompania shqiptare “Lider” në tregun e sigurimeve me produkte inovative dhe cilësore duke ofruar siguri financiare, integritet dhe përgjegjshmëri sociale.

Produktet e “SIGMA”-s

1. Sigurimi i mbajtësve të mjeteve motorike për përgjegjësinë ndaj palëve të treta
2. Sigurimin KASKO
3. Karton jeshil
4. Sigurimi i jetës dhe shëndetit nga aksidentet personale
5. Sigurimi i shëndetit në udhëtim
6. Sigurimi i jetës së debitorit
7. Sigurimi i pronës
8. Sigurimi i pronës nga vjedhja me dhunë
9. Sigurimi nga të gjitha rreziqet në ndërtim CAR
10. Sigurimi nga të gjitha rreziqet e punimeve të montimit EAR
11. Sigurimi i makinerive industriale MI
12. Sigurimi i parave në kasafortë CiS
13. Sigurimi i parave gjatë transportit CiT
14. Sigurimi i aktivitetit të bankave dhe transfertave
15. Sigurimi i garancisë së ofertës gjatë një tenderi publik
16. Sigurimi i garancisë së kontratës
16. Performancë Bond
17. Sigurimi i përgjegjësisë publike
18. Sigurimi i përgjegjësisë së produktit
19. Sigurimi i mallrave gjatë transportit (ujor, ajror dhe tokësor)

28 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›