Ministria e Drejtësisë, konkurs për përkthyes për 25 gjuhë të huaja
Kriteret dhe dokumentet që duhet të dorëzojnë kandidatët. Kur do të shpallen fituesit dhe procedura e përzgjedhjes
Laureta Rryçi
Ministria e Drejtësisë kërkon të kontraktojë përkthyes në profesion të lirë për shërbimin e përkthimit zyrtar në vend për 25 gjuhë të huaja. Specialistët kanë hapur konkursin për të gjithë ata që duan të njihen zyrtarisht si përkthyes për të përfituar më pas punë jo vetëm në gjykata, por edhe në institucione të tjera shtetërore. Burime pranë kësaj ministrie shpjeguan se janë përcaktuar një sërë kriteresh dhe dokumentesh që duhet të dorëzojnë aplikuesit. Të njëjtat burime sqaruan gjithashtu se emrat do t’i nënshtrohen procedurës së përzgjedhjes dhe përgjigjet do të dalin javën e parë të dhjetorit. Konkurruesit që do të jenë të pakënaqur me përzgjedhjen kanë të drejtë të ankohen.
Konkursi
Ministria e Drejtësisë ka shpallur zyrtarisht konkursin për përkthyes për 25 gjuhë të huaja. Ky konkurs bëhet çdo vit nga ministria dhe fituesit cilësohen si përkthyes zyrtare që thirren nga institucione shtetërore në të gjithë vendin. Lista dërgohet jo vetëm në prokuroritë dhe gjykatat e vendit, por edhe në ministritë apo dikasteret e tjera që kanë nevojë për një shërbim të tillë si përkthimi.
Fituesit
Lista kualifikuese për të marrë pjesë në konkurrim si dhe lista e të skualifikuarve do të shpallet pranë Ministrisë së Drejtësisë brenda datës 05.12.2008. Pedagogët dhe punonjësit shkencorë të barasvlershëm me ta me një përvojë mbi 5 vjet në mësimdhënien e gjuhës në nivel universitar apo në fushën e përkthimit zyrtar konkurrojnë mbi bazën e vlerësimit të të dhënave profesionale.
Kandidatët që pretendojnë se plotësojnë kriteret kualifikuese për konkurrim kanë të drejtën e ankimit pranë Komisionit Verifikues në Ministrinë e Drejtësisë jo më vonë se dy ditë nga shpallja e listave kualifikuese, duke paraqitur motivet dhe dokumentet përkatëse. Shpallja e kandidatëve të lënë gabimisht jashtë listës kualifikuese për të hyrë në konkurrim bëhet me vendim të arsyetuar nga Komisioni Verifikues në Ministrinë e Drejtësisë jo më vonë se dy ditë nga depozitimi i ankimit.
Gjuhët e huaja për të cilat kërkohen përkthyes
Angleze
Greke
Holandeze
Arabe
Bullgare
Rome
Italiane
Spanjolle
Norvegjeze
Turke
Maqedonase
Portugeze
Franceze
Ruse
Finlandeze
Rumune
Çeke
Hungareze
Gjermane
Polake
Suedeze
Serbo-Kroate
Sllovene
Kineze
Flamançe
Kriteret që duhet të plotësojnë aplikuesit
Kritere të përgjithshme
Të jetë shtetas shqiptar
Të ketë zotësi të plotë për të vepruar
Të ketë mbaruar arsimin e lartë
Të ketë eksperiencë pune prej jo më pak se tre vjet në përkthim ose në mësimdhënien e gjuhës
Të mos ketë qenë dënuar apo të mos jetë në ndjekje penale
Të zotërojë shumë mirë programet bazë të kompjuterit
Kritere të veçanta
Të njohë shumë mirë gjuhën në të cilën kërkon të përkthejë
Kanë përparësi:
personat që kanë ndjekur studimet universitare për gjuhën përkatëse ose për drejtësi në një nga universitetet, gjuha e të cilit është ajo për të cilën aplikon;
personat që kanë ndjekur studime të thelluara të fushës në fjalë;
personat që e kanë gjuhë amtare gjuhën në të cilën kërkojnë të përkthejnë;
të diplomuarit apo të specializuarit jashtë vendit;
personat që kanë dhënë provimin përkatës të gjuhës në të cilën kërkojnë të përkthejnë brenda apo jashtë vendit me rezultate të larta;
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim (në origjinal ose fotokopje të noterizuara):
Formulari i Aplikimit (për plotësim pranë MD-së),
Curriculum Vitae (CV),
Pasaportë ose letërnjoftim,
Raport mjekësor (i aftë për të punuar)
Diplomë dhe listë notash,
Librezë pune,
Referencë/rekomandim nga punëdhënësi i mëparshëm apo aktual,
Dëshmi mbi njohjen e programeve bazë të kompjuterit.
Formulari i vetëdeklarimit të gjendjes gjyqësore (për plotësim pranë MD-së)
Çdo dokument tjetër që demonstron dhe vërteton përmbushjen e kritereve të veçanta apo njohurive të thelluara të fushës përkatëse.
28 Nentor 2008